LAJMI I FUNDIT:

Hoxha: Në pronën e serbit të arrestuar në Jarinë, u gjet sasi municioni

Hoxha: Në pronën e serbit të arrestuar në Jarinë, u gjet sasi municioni

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, ka bërë të ditur se në pikën kufitare në Jarinë është ndaluar një serb, ndërsa gjatë bastisjes në shtëpinë e tij është gjetur një armë e sasi municioni.

Para gazetarëve Hoxha tha se i dyshuari J.L., do të shkojë në paraburgim për 48 orë.


“Ka ndodhur arrestim në Jarinjë, po ashtu policia ka kryer bastisje në pronën e tij dhe është gjetur një armë dhe sasi municioni. Është në proces. Besoj se i dyshuari do të shkojë në paraburgim për 48 orë. Do të shihet historia e tij e mundshme me sulmin e 24 shtatorit”, ka thënë Hoxha.

Ndaj arrestimit të J.L. kishte reaguar si Lista Serbe.

Sipas tyre J.L. ishte duke shkuar për në varrim të njërit nga sulmuesit e arrestuar.

Të dielën janë varrosur tre pjesëtarët e grupit terrorist që u vranë në Banjskë më 24 shtator./Telegrafi/