Historia e panjohur e Sam Neill - u ribashkua me djalin e dhënë për birësim pas 25 vitesh


Pas ndarjes nga jeta të aktorit Sam Neill, janë rikthyer në vëmendje rrëfimet e tij personale për jetën familjare, mes tyre edhe historia prekëse e ribashkimit me djalin e tij, Andrew, të cilin e kishte dhënë për birësim kur ishte ende shumë i ri.
Në një intervistë të dhënë në vitin 2014, ylli i “Jurassic Park” tregonte se u bë baba në fillim të të 20-ve dhe, për shkak të rrethanave të asaj kohe, djali i tij u birësua kur ishte ende foshnjë.
Neill zbuloi se ai dhe Andrew nuk u panë për plot 25 vjet, derisa vendosën ta kërkonin njëri-tjetrin.

Sipas aktorit, ribashkimi i tyre nuk ishte dramatik apo sentimental, siç paraqitet shpesh në filma.
Përveç Andrewt, Sam Neill kishte edhe tre fëmijë të tjerë: djalin Tim, vajzën Elena dhe Maikon, vajzën e ish-bashkëshortes së tij, të cilën e adoptoi dhe e rriti si vajzën e tij.
Aktori ishte gjithmonë i rezervuar për jetën private, megjithëse në vitin 2021 prezantoi me krenari nipin e tij të porsalindur, Nahlo, në rrjetet sociale.

Sam Neill u nda nga jeta në moshën 78-vjeçare, pasi më herët kishte fituar betejën me një formë të rrallë të kancerit të gjakut.
Familja bëri të ditur se ai ndërroi jetë i rrethuar nga të afërmit e tij, me dinjitetin që e karakterizoi gjatë gjithë jetës. /Telegrafi/
















































