LAJMI I FUNDIT:

Heung-Min Son flet për herë të parë për shërbimin ushtarak që e kreu në Korenë e Jugut

Heung-Min Son flet për herë të parë për shërbimin ushtarak që e kreu në Korenë e Jugut

Ylli i Tottenham, Heung-Min Son, ka folur për herë të parë për trajnimin e tij të detyrueshëm ushtarak, në të cilin mori pjesë gjatë coronavirusit.

Min Son ishte në detyrë ushtarake në Korenë e Jugut, vendin e lindjes nga 20 prilli për të përfunduar trajnimin e tij të detyrueshëm tre javor.

“Ishte një përvojë e mirë. Unë nuk mund të them gjithçka që kam bërë, por më pëlqeu. Tri javë ishin të vështira”.

“Në ditët e para askush nuk e njihnim njëri-tjetrin, kështu që ishte pak e çuditshme, por shpejt u njohëm me njëri-tjetrin. Duhet të kaloni çdo ditë së bashku, ishin dhjetë njerëz në një dhomë, kështu që u afruam shumë”.

“Ne po punonim së bashku, duke ndihmuar njëri-tjetrin. Në ditët e para djemtë e tjerë nuk flisnin me mua, por kur erdhëm kah fundi bënim edhe shaka dhe e shijonim së bashku”, ka thënë 27-vjeçari në llogarinë e klubit në Twitter.

Son ishte me flotën detare në ishullin Jeju dhe mësoi shumë gjëra, duke filluar me gjuajtjen me pushkë, të ekspozohej ndaj gazit lotsjellës dhe të merrte pjesë në një marsh rreth 30 km.

Zyrtarët u mahnitën me performancën e Sonit dhe ai ishte ndër pesë më të mirët nga 157 ushtarët – madje duke marrë edhe një çmim për punën e tij.

Në Korenë e Jugut, të gjithë meshkujt janë të detyruar të marrin pjesë në shërbimin ushtarak për 21 muaj deri në moshën 28 ​​vjeç, por Son e zvogëloi këtë, pasi ndihmoi vendin e tij të fitojë medaljen e artën në Lojërat Aziatike 2018. /Telegrafi/  

Në trend Sport

Më shumë
Lojtari i Arsenalit merr një 'kontratë rekord' që nuk është parë më parë në Emirates

Lojtari i Arsenalit merr një 'kontratë rekord' që nuk është parë më parë në Emirates

Premier League
Për tre muaj, 50 baste: Publikohet videoja ku Tonali mezi pret të ndëshkohet me karton të verdhë

Për tre muaj, 50 baste: Publikohet videoja ku Tonali mezi pret të ndëshkohet me karton të verdhë

Premier League
Liverpooli heq dorë nga Xabi Alonso, Klopp do të pasohet nga 39-vjeçari pak i njohur

Liverpooli heq dorë nga Xabi Alonso, Klopp do të pasohet nga 39-vjeçari pak i njohur

Premier League
Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Përfaqësuesja e Kosovës
Barcelona mund të marrë një shifër të konsiderueshme nga Man Utd këtë verë

Barcelona mund të marrë një shifër të konsiderueshme nga Man Utd këtë verë

Ndërkombëtare
Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Ligue 1
Kalo në kategori