LAJMI I FUNDIT:

Henry udhëheq formacionin më të mirë të Arsenalit me lojtarë të huaj

Henry udhëheq formacionin më të mirë të Arsenalit me lojtarë të huaj
(Fotomontazh: DailyMail/Arsenal)

Arsenali me vite të tëra ka qenë i bekuar me disa prej yjeve më të mëdha të futbollit, sidomos në edicionin e ‘të pamposhturve’, me emra si Thierry Henry, Dennis Bergkamp e Patrick Vieira.

Në përpjekje për të garuar në elitën e futbollit anglez, Topçinjtë kanë investuar në transferimin e lojtarëve jashtë shtetit.


Kështu Sportsmail ka bërë formacionin me lojtarët më të mirë joanglezë në histori të Arsenalit:

Portier: Jens Lehmann

Mbrojtës: Lauren, Kolo Toure, Laurent Koscielny, Nacho Monreal.

Mesfushorë: Alexis Sanchez, Patrick Vieira, Cesc Fabregas, Robert Pires.

Sulmues: Dennis Bergkamp, Thierry Henry.

/Telegrafi/

(Foto: Daily Mail)