Modelja e njohur kosovare, Heidi Lushtaku, arrin që herë pas here të zërë vend në mediat rozë.

Ajo është shumë e përfolur sidomos kur bie puna te lidhja e saj me boksierin Robin haxhi Krasniqin, për të cilin jep mbështetje maksimale në çdo ndeshje të tij.

Heidi është një modele dhe blogere mjaft e ndjekur edhe në rrjetet sociale, përmes së cilave ndan me ndjekësit momente të ndryshme nga jeta e saj.

Ajo kaloi disa ditë të mira pushimi së bashku me Robinin në vendlindjen e tij, në Junik.

The must beautiful place in Kosovo! Junik ⛰🌲🐄🐐 #familyfirst

A post shared by Heidi Lushtaku (@heidi.lushtaku) on Jun 14, 2018 at 9:52am PDT

Së fundmi, Heidi ka publikuar një fotografi të çiftit në InstaStory, ku shfaqeshin me tre fëmijë të vegjël, të cilët i mbanin në krah.

Nga fotografia në fjalë, Lushtaku duket të jetë mbushur me ndjenjë dashurie, teksa ka shkruar në mbishkrimin e fotografisë se dëshiron që në të ardhmen të ketë shumë fëmijë, dhe së fëmijët bashkë me burrin të jenë fansat e saj më të mëdhenj.

Është aty për t'i dhënë mbështetje! Heidi Lushtaku gëzon çdo goditje të sukseshme të të dashurit, Robin Krasniqi Është aty për t'i dhënë mbështetje! Heidi Lushtaku gëzon çdo goditje të sukseshme të të dashurit, Robin Krasniqi

“Ëndrra ime, shumë fëmijë. Për mua, do të thotë të bëhem miliardere! Ëndërroj se fansat e mi më të mëdhenj të bëhen fëmijët dhe burri im. Për mua, do të thotë të jem një superstar!”, ka shkruar ndër të tjerash Heidi.

Foto: Heidi Lushtaku/InstaStory

Tutje në shkrimin e saj, bukuroshja vazhdon: “Ëndërroj të kujdesem për shtëpinë time familjare. Për mua, do të thotë të kam më të bukurën punë”.

Duket se modelja e njohur, është duke shijuar ditët më të mira në krah të boksierit të njohur, pas të cilit është marrëzisht e dashuruar. /Telegrafi/