LAJMI I FUNDIT:

Hector në Ligën Premier?

Hector në Ligën Premier?

Mbrojtësi i majtë gjerman, Jonas Hector ka qenë njëri nga lojtarët që ka befasuar më së shumti në Euro 2016.

Anësori ka treguar paraqitje të mira me Gjermaninë në Kampionatin Evropian duke luajtur të gjitha ndeshjet si titullar në krahun e majtë të mbrojtjes.

Por pas evropianit Hector pritet të ndërrojë edhe skuadër pasi nuk do të qëndroj te Koln.


Liverpool dhe Tottenham Hotspurs janë dy skuadrat që po kërkojnë me ngulm shërbimet e gjermanit.

Për 26-vjeçarin, Koln ka njoftuar se kërkon së paku 15 milionë euro për ta lënë të lirë. /Telegrafi/