LAJMI I FUNDIT:

Hazard thyen heshtjen pasi u pa duke qeshur me lojtarët e Chelseat pas eliminimit të Real Madridit nga Liga e Kampionëve

Hazard thyen heshtjen pasi u pa duke qeshur me lojtarët e Chelseat pas eliminimit të Real Madridit nga Liga e Kampionëve

Eden Hazard ka lëshuar një falje të përzemërt për tifozët e Real Madridit pasi ai u kritikua për qeshjen dhe përqafimin me lojtarët e Chelseat pas eliminimit të ekipit të tij nga gjysmëfinalja e Ligës së Kampionëve.

Sulmuesi belg u prit me reagime të mëdha nga media spanjolle pas eliminimit të Real Madridit nga Chelsea.

Hazard, u kap duke nga kamerat duke qeshur dhe përqafuar lojtarët e Chelseat pas vërshëllimës përfundimtare të gjyqtarit.

Hazard shënjestër e tifozëve të Real Madridit, belgu qeshte me lojtarët e Chelseat pas ndeshjes
Lexo po ashtu Hazard shënjestër e tifozëve të Real Madridit, belgu qeshte me lojtarët e Chelseat pas ndeshjes

Ish-ylli i Chelseat është kritikuar gjerësisht për mungesën e ndikimit të tij te Reali, pavarësisht se ishte i shumicën e kohës i dëmtuar që nga ardhja e tij te Mbretërit në vitin 2019.

Reagimi polarizues i Hazardit pas ndeshjes madje ka çuar në raporte në Spanjë që pretendojnë se Real Madridi është i gatshëm ta shesë atë në afatin kalimtar të verës.

Tani, përfaqësuesi belg ka thyer heshtjen e tij në rrjetet sociale për t’u kërkuar falje tifozëve të klubit mbretëror.

Duke postuar një ‘story’ në profilin prej 27 milionë ndjekës në Instagram, Hazard këmbënguli se nuk ishte qëllimi i tij të ofendonte tifozët e Real Madridit.

Postimi i Hazardit

“Më falni. Kam lexuar shumë opinione për mua sot dhe nuk ishte qëllimi im të ofendoja tifozët e Real Madridit”.

“Ka qenë gjithmonë ëndrra ime të luaja për Real Madridin dhe kam ardhur këtu për të fituar”.

“Sezoni nuk ka mbaruar dhe së bashku ne tani duhet të luftojmë për La Ligan! Hala Madrid!”, ka shkruar Hazard në Instagram.

Ndryshe, Hazard këtë sezon ka zhvilluar vetëm 18 ndeshje, duke shënuar tri gola, ndërsa në total me Realit ka luajtur 40 ndeshje dhe ka shënuar vetëm katër gola. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Përfaqësuesja e Kosovës
Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Premier League
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Ligue 1
Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Ligue 1
Agjenti i Alphonso Davies godet Bayernin, shpjegon situatën e kanadezit

Agjenti i Alphonso Davies godet Bayernin, shpjegon situatën e kanadezit

Bundesliga
Kalo në kategori