LAJMI I FUNDIT:

Harry Kane ka një biznes personal që i ka grumbulluar atij miliona euro

Harry Kane ka një biznes personal që i ka grumbulluar atij miliona euro

Harry Kane ka arritur të shënojë gola që kur mbërriti në Bayern Munich në fillim të këtij viti dhe tani thuhet se ai gjithashtu ka një biznes personal që ka qenë jashtëzakonisht fitimprurës.

Kapiteni i Anglisë mori vendimin për t’i dhënë fund lidhjes së tij 19-vjeçare me Tottenhamin në fund të afatit kalimtar.


Kane kishte shënuar 213 gola në Ligën Premier dhe do të kishte kaluar rekordin e golashënuesit më të mirë të të gjitha kohërave që aktualisht mbanë emrin e Alan Shearer, nëse do të qëndronte në futbollin anglez për disa sezone të tjera.

Por, 30-vjeçari vendosi se ishte koha e duhur për një sfidë të re dhe vendimi i tij deri më tash ka dhënë shenja suksesi.

Krahasohen statistikat e Kane dhe Lewandowskit deri më tani në 2023/24, ka një fitues të qartë
Lexo po ashtu Krahasohen statistikat e Kane dhe Lewandowskit deri më tani në 2023/24, ka një fitues të qartë

Ai ka shënuar 21 gola në 16 ndeshje që kur mbërriti në “Allianz Arena” dhe Bayern është i pamposhtur në Bundesligë dhe në Ligën e Kampionëve.

Kane i ka vënë vetes synim që të thyej një tjetër rekord të Bundesligës deri në Krishtlindje, atë të shitjeve të fanellave, për t’u bërë kështu lojtari i cili ka shitur më së shumti fanella në sezonin e tij debutues në futbollin gjerman.

Harry Kane do të thyejë një tjetër rekord të Bayern Munich deri në Krishtlindje, tifozët nuk po ngopen
Lexo po ashtu Harry Kane do të thyejë një tjetër rekord të Bayern Munich deri në Krishtlindje, tifozët nuk po ngopen

Kane po kalon një ndër momentet më të mira në karrierë momentalisht, teksa golat nuk mungojnë as me kombëtaren e Anglisë.

Pretendohet se, ndërkohë që i gjithë fokusi ka qenë në shënimin e golave, ai ka grumbulluar një portofol pronash që nga muaji shkurt, i cili thuhet se kap vlerën e 13 milionë eurove.

“Harry është po aq i zgjuar me paratë e tij sa është me finalizimin e tij të aksioneve”, i ka thënë një burim mediumit anglez The Sun.

Kompania që zotëron Kane quhet Edward James Investments dhe thuhet se prindërit dhe vëllai i tij Charlie, i cili është edhe agjenti i tij, e ndihmojnë atë për ta drejtuar kompaninë.

30-vjeçari tani do të shpresojë të rrisë portofolin dhe vlerën e pronave të tij me të njëjtin ritëm kur numri i golave ​​të tij rritet në fushë./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Liga e Kampionëve
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

Ligat tjera
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Premier League
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Liga e Kampionëve
Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori