LAJMI I FUNDIT:

Harry Kane do të thyejë një tjetër rekord të Bayern Munich deri në Krishtlindje, tifozët nuk po ngopen

Harry Kane do të thyejë një tjetër rekord të Bayern Munich deri në Krishtlindje, tifozët nuk po ngopen

Sulmuesi i Bayern Munichut, Harry Kane është në rrugën e duhur për të thyer një tjetër rekord në klubin e Bundesligës, pasi ai vazhdon të fitojë zemrat e mijërave tifozëve të rinj.

30-vjeçari anglez, i cili iu bashkua Bayernit nga Spurs në verë për mbi 100 milionë euro, ka shënuar 21 gola dhe shtatë asistime për skuadrën e Thomas Tuchel këtë sezon.


Kane është padyshim në formën e jetës së tij aktualisht. Në fakt, ai ka shënuar në gjashtë ndeshjet e tij të fundit për klubin gjerman përpara ndeshjes së tyre në Bundesligë kundër Koln këtë mbrëmje (e premte).

Si rezultat i formës së tij, Kane ka thyer disa rekorde të Bayernit, si brenda dhe jashtë fushës. Në fillim të këtij muaji, ai u bë lojtari i parë i Bavarezëve që shënoi një het-trik në paraqitjen e tyre të parë në “Klassiker” ndaj Dortmundit.

Krahasohen statistikat e Kane dhe Lewandowskit deri më tani në 2023/24, ka një fitues të qartë
Lexo po ashtu Krahasohen statistikat e Kane dhe Lewandowskit deri më tani në 2023/24, ka një fitues të qartë

Dhe pasi shënoi tri gola kundër Bochum, Darmstadt dhe Dortmund, ai është lojtari i parë që shënon tre het-trik në sezonin e tij debutues në ligën e parë të Gjermanisë – dhe është vetëm nëntori.

Me afrimin e periudhës festive, duket se Kane do të hyjë sërish në librat e historisë.

Pasi klubi shiti rreth 20,000 fanella me emrin ‘Kane’ në anën e pasme gjatë fundjavës së tij të parë në Mynih, botimi gjerman Kicker pretendon se 100,000 fanella të tjera do të shiten deri në Krishtlindje.

“Numri 9 do të jetë më i nxehti në histori, më i lakmuar se fanella e çdo lojtari tjetër të Bayernit”, shkruan ata.

Ardhja e Kane u prit me një sasi “pothuajse absurde” zhurme, sipas gazetës, e cila sugjeron se Mynihu u “çmend” me mbërritjen e tij.

Muret e reklamave u “suvatuan” në qendër të qytetit dhe mijëra tifozë u mblodhën rreth terrenit të stërvitjes për të kapur një paraqitje të shkurtër të golashënuesit më të mirë të të gjitha kohërave të Anglisë.

Përveç fanellave të shitura tashmë, Bayern pret të ketë shitur edhe 100,000 të tjera me ‘Kane 9’ në shpinë deri në fund të sezonit 2023/24. Klubi thuhet se fiton rreth 10 euro për fanellë.

Në fillim të këtij muaji, doli se Kane ka një klauzolë në marrëveshjen e tij aktuale që përfshin kontributet në gol.

Sipas Bild, Kane do të marrë një pagesë prej 250 mijë eurosh nëse ai shënon më shumë se 40 gola/asistime në të gjitha garat në një sezon të vetëm dhe tani i duhen vetëm 13 të tjera për të arritur shumën e klauzolës. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Liga e Kampionëve
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Premier League
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

Ligat tjera
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori