Pas dy humbjeve të njëpasnjëshme Houston Rockets është rikthyer te fitorja.
Skuadra nga Teksasi ka triumfuar para adhuruesve të vet ndaj Indiana Pacers me 12 pikë epërsi 115:103.
James Harden ishte fantastik në këtë takim për Rockets.
Ylli amerikan arriti ta mbyllë takimin me 40 pikë të shënuara ku realizoi tetë tre pikësha, ndërsa bëri shtatë kërcime e nëntë asistime.
https://twitter.com/HoustonRockets/status/1061806804567515136
Me lojë të mirë tek Rockets u dallua edhe fundori Chris Paul me 26 pikë e pesë asistime.
Paraqitje të mirë pati edhe qendra Clint Capela me 18 pikë e shtatë kërcime.
Victor Oladipo me 22 pikë dhe Bogdanovic me 20 të tjera ishin më efikasit tek Pacers, por që nuk mjaftuan për befasi.
(Photo by Christian Petersen/Getty Images)
Interesant ka qenë edhe në ndeshjen mes Portland Trail Blazers dhe Boston Celtics, ku në fund triumfuan vendasit e Blazers me gjashtë pikë diferencë 100:96.
Damien Lillard me 19 pikë e 12 asistime ishte më i miri tek vendasit.
Ndërkohë paraqitje jashtëzakonisht të mirë pati edhe qendra boshnjake Jusuf Nurkic me 18 pikë e 17 kërcime.
Jayson Tatum me 27 pikë dhe Kyrie Irving me 21 të tjera ishin më efikasit tek mysafirët por që nuk mjaftuan për ta shmangur humbjen e dytë radhazi. /Telegrafi/Rezultatet:
Houston - Indiana 115:103
Charlotte - Detroit 113:103
Orlando - New York 115:89
Milwaukee - Denver Nuggets 121:114
Boston Celtics - Portland Trail Blazzers 94:100