LAJMI I FUNDIT:

Hamza: Nga 1 janari 2018 do të rriten pagat (Video)

Hamza: Nga 1 janari 2018 do të rriten pagat (Video)
-->

Ministri i Financave, Bedri Hamza, në emisionin “Debat D +” në RTV Dukagjini, ka premtuar rritje pagash në sektorin publik nga 1 janari i vitit të ardhshëm, në bazë të rritjes ekonomike.

“Tash është rritur baza e pagave dhe rritja duhet të jetë në përputhje me rritjen ekonomike dhe mundësitë buxhetore”, tha Hamza.

Ministri Hamza gjithashtu ka premtuar se buxheti i vitit të ardhshëm do të jetë mbi 2 miliardë.

“Do të jetë buxhet i qëndrueshëm, i bazuar në rritje ekonomike”, tha ai.

Këto komente ministri Hamza i ka bërë në emisionin “Debat D +”, në RTV Dukagjini, ku po debatohet në temën “Cili është programi i Qeverisë Haradinaj?”. /Telegrafi/