LAJMI I FUNDIT:

Hajdutët hynë në shtëpinë e Grealish dhe kryen një grabitje si në filma duke rrëmbyer gjëra me vlerë prej 1.1 milion euro

Hajdutët hynë në shtëpinë e Grealish dhe kryen një grabitje si në filma duke rrëmbyer gjëra me vlerë prej 1.1 milion euro

Mbrëmjen e së mërkurës, Manchester City luajti një ndeshje jashtë fushe kundër Evertonit në kuadër të xhiros së 19-të të Ligës Premier dhe teksa Citizens fituan 3-1, familja e Jack Grealish po përjetonte dramë.

Sipas mediave britanike, hajdutët kanë hyrë në shtëpinë e një futbollisti të Cityt dhe kanë kryer një vjedhje të madhe.


Grealish dhe e fejuara e tij u vendosën në një pronë luksoze me vlerë 7 milionë euro, e vendosur në Cheshire, një pjesë rurale e Anglisë midis Mançesterit dhe Liverpoolit, në prag të Krishtlindjeve, dhe hajdutët me sa duket ndoqën shembullin.

E fejuara Sasha Attëood ftoi prindërit, nënën, dy motrat dhe vëllain e Jack në mbrëmjen fatale në shtëpinë e sapo rinovuar, por pavarësisht gjithçkaje, hajdutët morën masa dhe në një vjedhje si në filma dëmtuan yllin e Cityt për 1.1 milionë euro. Kjo është vlera e bizhuterive dhe orëve që vodhën në shtëpinë e tij.

Të pranishmit në shtëpi kanë dëgjuar zhurmë, kanë aktivizuar sistemin e alarmit dhe kanë lajmëruar policinë, por në momentin që kanë mbërritur, hajdutët kishin përfunduar punën dhe ikën. As qentë roje nuk ndihmuan.

“Të gjithë ishin të tmerruar. Është një pronë e madhe, kështu që është e kuptueshme pse askush nuk dëgjoi asgjë në fillim. Qentë filluan të lehin, ata dëgjuan dikë që vraponte nëpër shtëpi. Ne shtypëm alarmin e panikut dhe njësia e urgjencës u përgjigj menjëherë me më shumë makina policie dhe një helikopter”, tha një burim i afërt me familjen Grealish për The Sun.

Meqë ra fjala, Grealish luajti të gjithë ndeshjen me fanellën e Cityt ndaj Evertonit, të cilin Citizens e fituan 3-1 pas një rikthimi të madh. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Dalin pamje të reja që tregojnë veprimin që bëri Salah pas përfundimit të ndeshjes

Dalin pamje të reja që tregojnë veprimin që bëri Salah pas përfundimit të ndeshjes

Premier League
Dikur luanin së bashku tek Real Madridi, Xabi Alonso tani e do transferimin e tij tek Leverkuseni

Dikur luanin së bashku tek Real Madridi, Xabi Alonso tani e do transferimin e tij tek Leverkuseni

Bundesliga
Xabi Alonso nuk do të jetë në bankë në ndeshjen e radhës, mundësi që Bayer Leverkusen të mposhtet për herë të parë

Xabi Alonso nuk do të jetë në bankë në ndeshjen e radhës, mundësi që Bayer Leverkusen të mposhtet për herë të parë

Bundesliga
Djaloshi që mbledh topa u tall me lojtarin - por gjyqtari ia tregoi vendin menjëherë

Djaloshi që mbledh topa u tall me lojtarin - por gjyqtari ia tregoi vendin menjëherë

Ligat tjera
Barcelona detyrohet të largojë nga ekipi top yllin për shkak të problemeve të mëdha financiare

Barcelona detyrohet të largojë nga ekipi top yllin për shkak të problemeve të mëdha financiare

La Liga
Rrjedhin pamjet nga fanella e dytë e Real Madridit për sezonin e ri - Bellingham shihet duke pozuar me të

Rrjedhin pamjet nga fanella e dytë e Real Madridit për sezonin e ri - Bellingham shihet duke pozuar me të

La Liga
Kalo në kategori