LAJMI I FUNDIT:

“Hajde thuaje”, një ‘cover’ nga Labi dhe Valon Biba

“Hajde thuaje”, një ‘cover’ nga Labi dhe Valon Biba
Labi (Foto: YouTube)

Një projekt i ri muzikor ditën e djeshme (e enjte) është lansuar edhe nga këngëtari Labinot Tahiri.

Artisti, i cili shquhet për vokalin e veçantë, ka publikuar këngën e re në bashkëpunim me Valon Bibën.


Projekti i dyshes u kompletua edhe nga ana vizuale, derisa protagonistët vijnë me paraqitje të mirë skenike.

Labi (Foto: YouTube)

Tekstin e ka shkruar vet Biba, kurse për producimin është kujdesur VDSounds.

Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Videoja ndërkohë është realizuar nga produksioni ‘Artine Films’.

Krahas këtij projekti, Labi pritet që së shpejti të sjell edhe duetin me këngëtarin Ramadan Krasniqi dhe Burak Vehapin – Grupi Fama.

Projektet veçse kanë filluar me xhirime, të cilat po ashtu besohet se do të mirëpriten nga publiku. /Telegrafi/