LAJMI I FUNDIT:

Me Haaland dhe Grealish, ky pritet të jetë formacioni i Man Cityt të Guardiolas në sezonin e ri

Me Haaland dhe Grealish, ky pritet të jetë formacioni i Man Cityt të Guardiolas në sezonin e ri

Manchester City i Pep Guardiolas pritet të jetë edhe më i fortë dhe më i frikshëm në sezonin e ri 2021/22, pasi do të ketë transferime të reja në verë.

Nëse Manchester City merr atë që dëshiron këtë verë, sezoni i ardhshëm mund të duket veçanërisht i frikshëm nga kampionët në pritje të Anglisë.

City është në prag të fitimit të titullit kampion dhe Pep Guardiola po tregon të gjitha shenjat e një njeriu që nuk dëshiron ta shohë asnjë sezon pa trofe.

Për të arritur këtë, City janë të vendosur të ‘zhyten’ edhe një herë në ‘merkato’  dhe dy objektiva kanë përfunduar në krye të listës së prioriteteve.

Sipas Sportsmail, Erling Haaland edhe Jack Grealish shihen si të domosdoshëm për Cityn, ndërsa Guardiola përgatitet të riformojë formacionin titullar dhe të shtojë një injeksion të të rinjve.

Haaland ‘rrëzon’ Messin nga prioriteti numër 1 i transferimeve të Man Cityt
Lexo po ashtu Haaland ‘rrëzon’ Messin nga prioriteti numër 1 i transferimeve të Man Cityt

Riyad Mahrez, Ilkay Gundogan dhe Kevin De Bruyne do të jenë të gjithë 30 vjeç para se të fillojë sezoni i ardhshëm, që do të thotë se City ka njërin sy në moshën mesatare të skuadrës që rritet vazhdimisht.

Fatmirësisht për Guardiolan, shumë nga yjet janë ende në krye të lojës së tyre, ndërsa shpresohet që një kontratë e re të mund të finalizohet me De Bruyne në muajt e ardhshëm për të siguruar vitet e tij më të mira në Etihad.

Me ardhjen e mundshme të dyfishtë të Haaland dhe Grealish, sidoqoftë, City do të ishte një forcë e bezdisshme për çdo kundërshtar.

Guardiola do të paraqitet me një larmi mënyrash për t’i përfshirë ata në skuadrën e tij, ndërsa Sportsmail hodhi një vështrim më të afërt se çfarë do të sillnin Haaland dhe Grealish në formacionin e Cityt. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Ai na tha shumë qartë”, drejtori i Bayernit jep një përditësim të madh për të ardhmen e Kimmich

“Ai na tha shumë qartë”, drejtori i Bayernit jep një përditësim të madh për të ardhmen e Kimmich

Bundesliga
Lojtari i Arsenalit merr një 'kontratë rekord' që nuk është parë më parë në Emirates

Lojtari i Arsenalit merr një 'kontratë rekord' që nuk është parë më parë në Emirates

Premier League
Për tre muaj, 50 baste: Publikohet videoja ku Tonali mezi pret të ndëshkohet me karton të verdhë

Për tre muaj, 50 baste: Publikohet videoja ku Tonali mezi pret të ndëshkohet me karton të verdhë

Premier League
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Liverpooli heq dorë nga Xabi Alonso, Klopp do të pasohet nga 39-vjeçari pak i njohur

Liverpooli heq dorë nga Xabi Alonso, Klopp do të pasohet nga 39-vjeçari pak i njohur

Premier League
Konfirmohet dëshira e Neymar Jr për t’u rikthyer në Barcelonë

Konfirmohet dëshira e Neymar Jr për t’u rikthyer në Barcelonë

La Liga
Kalo në kategori