“Këtë vit”, ylli i Chelseas emocionon tifozët, iu thotë se do ta fitojnë Ligën Premier

Portieri i Chelseat, Robert Sanchez, beson se “Blutë” mund të luftojnë për titullin e Ligës Premier këtë sezon, duke e parë mungesën e angazhimeve evropiane si një avantazh të madh për skuadrën.
Sanchez beson se kalendari më i qetë do t’i mundësojë Chelseat të fokusohet plotësisht në kampionat dhe të ketë më shumë kohë për përgatitje mes ndeshjeve.
“Mendoj se këtë vit gjërat janë pozitive. Mund të jetë diçka e mirë që nuk kemi një turne evropian, sepse mund të fokusohemi në ligë. Është mirë për ne si ekip dhe si skuadër, sepse kemi më shumë kohë, një ndeshje në javë, dhe kam ndjesinë se mund të bëjmë gjëra të mëdha këtë vit”.
Chelsea ka nisur një epokë të re nën drejtimin e trajnerit Xabi Alonso dhe skuadra ende po përshtatet me idetë e teknikut spanjoll.
“Kemi një trajner të ri dhe ende po përpiqemi ta kuptojmë mënyrën e tij të lojës dhe atë që dëshiron nga ne. Gjëja më e rëndësishme është që të gjithë po marrin minuta dhe po japin maksimumin. Djemtë e kanë bërë këtë”.

Sanchez ka vlerësuar gjithashtu qasjen e qetë të Alonsos gjatë periudhës së përgatitjeve.
“Ai nuk po nxiton për asgjë. Po kontrollon çdo ndeshje, çdo aspekt të lojës sonë dhe ngadalë po integrojmë gjëra të reja. Ditë pas dite po mësojmë më shumë dhe shpresojmë të përmirësohemi nga ndeshja në ndeshje”.
Portieri spanjoll ka zbuluar se ndihet mirë me kërkesat e trajnerit të ri dhe beson se Alonso po i jep mundësinë të shfaqë pikat e tij më të forta.
“Ai po më lejon të performoj. E di se çfarë dëshiron nga unë. Ai i kupton pikat e forta të çdo lojtari. I kupton edhe pikat e mia të forta. Ai do të më lejojë të bëj atë që di më së miri këtë sezon”.
“Ai ka sjellë një mentalitet ndryshe, shumë qetësi në skuadër. Është një person shumë i qetë. E sjell këtë edhe nga përvoja e tij si lojtar. Më pëlqen ideja e tij për futbollin”.
“Nuk dua të flas shumë për këtë, por më pëlqen ajo që ai po sjell në klub dhe te stafi. Të gjithë ata që kanë ardhur janë të shkëlqyer gjithashtu. Kam një ndjesi të mirë”, përfundoi Sanchez./Telegrafi/










































