LAJMI I FUNDIT:

Guti: Në planet e mia është rikthimi si trajner te Real Madridi

Guti: Në planet e mia është rikthimi si trajner te Real Madridi
Jose Maria Gutierrez 'Guti' (Foto: Gonzalo Arroyo Moreno/Getty Images/Guliver)

Ndihmës-trajneri i Besiktasit, Guti ka thënë se kthimi në Real Madrid është në planet e tij të karrierës.

Guti u transferua në Turqi këtë sezon pas suksesit të madh me ekipet rinore të Realit, por synimi i tij është të kthehet një ditë.


Këto fjalë i ka thënë vet ish-mesfushori spanjoll, i cili e ka në planet e tij rikthimin në Santiago Bernabeu.

Besiktasi nuk do ta ndalojë Gutin nëse Reali e kërkon për trajner
Lexo po ashtu Besiktasi nuk do ta ndalojë Gutin nëse Reali e kërkon për trajner

“Sigurisht, unë gjithmonë e kam thënë atë. Të jem në stol të Real Madridit është maksimumi, ashtu siç ishte si lojtar”, ka thënë Guti për gazetën Marca.

“Të jesh atje një ditë do të ishte shumë e rëndësishme. Unë e di që duhet të arrij shumë për të qenë aty, por gjithashtu bëjë përpjekje të madhe për të qenë atje siç bëra kur isha lojtar”.

Guti sa ishte trajner i të rinjve të Real Madridit (Foto: Gonzalo Arroyo Moreno/Getty Images/Guliver)

“Nuk kam frikë nga kjo. E vetmja gjë që unë dua është që të kem një mundësi për të bërë mirë gjërat dhe për të njohur punën time dhe për të vazhduar të rritem”.

“Për momentin, jam i lumtur me hapat që kam marrë, tani kam kohën për të qenë trajneri kryesor i një ekipi profesional. Jam duke pritur për këtë, jam i ngazëllyer, me entuziazëm të madh dhe shpresoj kjo do të ndodhë këtë verë”, përfundoi spanjolli. /Telegrafi/