LAJMI I FUNDIT:

Gundogan ka zgjedhur Barcelonën?

Gundogan ka zgjedhur Barcelonën?

Nënshkrimi i Ilkay Gündogan nga Barcelona nuk do të jetë telenovelë këtë verë. Lojtari dëshiron të zgjidhë të ardhmen e tij këtë javë, para se të shkojë në pushime dhe gjithçka tregon se ai do të përfundojë me fanellën e Barçës.

Gjermani, i cili është i lirë për nëntë ditë, mirëpret ofertën e Barcelonës, por kërkon garanci se mund të nënshkruhet nga skuadra katalanas.


Sipas gazetës Mundo Deportivo, drejtuesit e klubit besojnë se do të mund t’i japin garanci lojtarit dhe bëjnë me dije se operacioni mund të zgjidhet sot.

Lojtari thuhet se do të nënshkruaj sot kontratën dyvjeçare me mundësi vazhdimi për një vit tjetër, po sa t’i kryej testet mjekësore në Gjermani.

Ashtu siç është ekonomia e Barçës dhe pas disa përvojave të fundit, askush nuk dëshiron t’i zërë gishtat në kurth, por ka optimizëm dhe pritet që lojtari ende nën pronësi të Manchester Cityt të përfundojë duke luajtur nën drejtimin e Xavit sezonin e ardhshëm.

Pikërisht City e provoi deri javën e kaluar, por lojtari ishte pro ndryshimit të ambientit.

Nënshkrimi i tij ka nisur prej muajsh, pasi Barcelona pa mundësinë që futbollisti të mos rinovojë kontratën me skuadrën angleze. Me vështirësitë që po kalon, mundësia për të marrë një lojtar të këtij niveli pa paguar një transferim përfaqëson një mundësi tregu.

Guardiola për Gundogan: Duam ta mbajmë, por e di që Xavi po e thërret shumë
Lexo po ashtu Guardiola për Gundogan: Duam ta mbajmë, por e di që Xavi po e thërret shumë

Ashtu siç bëri sezonin e kaluar me një lojtar të kërkuar nga Barcelona, ​​Xavi ka luajtur një rol të rëndësishëm në joshjen e lojtarit. Vetë Guardiola, trajneri i Gundogan te City, vuri në dukje një ditë më parë se Xavi e kishte telefonuar lojtarin e tij për disa kohë për ta bindur atë të nënshkruante për Barçën.

Në çdo rast, nënshkrimi i gjermanit nuk e zgjidh problemin që skuadra ka për një mesfushor me tipare mbrojtëse. Gundogan nuk do ta zinte atë pozicion, ndaj klubi katalanas vazhdon të punojë në përpjekje për të mbuluar mungesën e Sergio Busquets. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Liga e Kampionëve
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

Ligat tjera
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Premier League
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Liga e Kampionëve
Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori