LAJMI I FUNDIT:

Guardiola për Gundogan: Duam ta mbajmë, por e di që Xavi po e thërret shumë

Guardiola për Gundogan: Duam ta mbajmë, por e di që Xavi po e thërret shumë

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola e ka pranuar se ata po luftojnë me Barcelonën për të mbajtur kapitenin Ilkay Gundogan.

Marrëveshja e mesfushorit gjerman skadon në fund të muajit dhe ende nuk ka asnjë marrëveshje rreth rinovimit.


Përkundrazi, Gundogan ka më shumë gjasa të largohet drejt Barcelonës, e cila është e interesuar dhe për këtë ka folur edhe trajneri Guardiola.

Gundogan refuzon dy oferta fitimprurëse, preferon Barcelonën
Lexo po ashtu Gundogan refuzon dy oferta fitimprurëse, preferon Barcelonën

“Ne jemi shumë të interesuar dhe ata janë gjithashtu shumë të interesuar”, ka thënë fillimisht Guardiola gjatë një turneu të golfit në Girona.

“Shpresoj që ai të qëndrojë me ne. Unë dua që ai të bëjë mirë dhe ne ende po luftojmë që ai të qëndrojë me ne”.

“Ai është një lojtar që do të përpiqemi ta mbajmë, duam që ai të qëndrojë, do të bëjmë gjithçka që mundemi, por ne e dimë që Barça e dëshiron gjithashtu atë”.

Gundogan thyen heshtjen dhe flet për të ardhmen e tij
Lexo po ashtu Gundogan thyen heshtjen dhe flet për të ardhmen e tij

Pep gjithashtu bëri shaka për interesimin e trajnerit të Barçës, Xavi.

“Nëse e marrin atë, do të marrin një lojtar spektakolar. E di që Xavi po e thërret shumë. Nëse në fund vendos për Barçën, do t’i them ‘Gundos’ do të kaloni shumë mirë”, përfundoi trajneri i Cityt. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Liga e Kampionëve
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

Ligat tjera
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Premier League
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Liga e Kampionëve
Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori