Manchester City ka fituar tashmë titullin e kampionit të Ligës Premier.

Pep Guardiola ka arritur edhe një sukses në karrierë, duke u shpallur kamion edhe në një ligë elitare pas asaj spanjolle dhe gjermane.


Por, spanjolli duket se ndihet i dëshpëruar për mos arritjen në finalen e ligës elitare evropiane për klube.

Guardiola Josep Guardiola (Getty Images)

"Liga e Kampioneve është një garë e ndryshme, do të doja të isha në finalen e Ligës së Kampionëve, do të doja shumë, por Real Madridi dhe Liverpooli e meritojnë.

Liga Premier zhvillohet pothuajse çdo tre ditë dhe këtë vit jemi një hap përpara në krahasim me sezonin e kaluar. Humbja është pjesë e garës, është pjesë e lojës", tha ndër të tjerash Guardiola.

Strategu më tutje pohoi se "Yaya Toure nuk do të jetë sezonin e ardhshëm ndërsa të mërkurën, kundër Brightonit, do t'i japim lamtumirën".

Ndryshe, 47-vjeçari do të jetë edhe sezonin e ardhshëm në krye të klubit anglez dhe synon të arrij sukses në Ligën e Kampionëve. /Telegrafi/

telegrafi sport app