LAJMI I FUNDIT:

“Guardiola nuk e donte”, publikohen audio të Riqui Puig duke ‘sulmuar’ Ferran Torresin

“Guardiola nuk e donte”, publikohen audio të Riqui Puig duke ‘sulmuar’ Ferran Torresin

Riqui Puig, i riu i talentuar që i emocionoi aq shumë tifozët e Barcelonës, e ka parë karrierën e tij me skuadrën e Xavi Hernandez duke u turbulluar dhe së fundmi është transferuar në MLS te LA Galaxy.

Me pak më shumë se 50 ndeshje të luajtura në katër vitet e fundit, mesfushori ka parë lojtarë të tjerë në pozicionin e tij si Gavi, Nico dhe Pedri ta kalojnë shpejt atë në hierarki.


Ronald Koeman tashmë i tha atij vitin e kaluar se ai nuk llogariste tek ai, dhe Xavi Hernandez e ka përsëritur këtë përsëri këtë sezon dhe nuk e mori as në turne në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Të enjten u zyrtarizua nënshkrimi i tij për LA Galaxy, por tashmë ai është përfshirë në një tjetër situatë të vështirë.

Riqui Puig kompleton transferimin te LA Galaxy
Lexo po ashtu Riqui Puig kompleton transferimin te LA Galaxy

Audio të regjistruara pa pëlqimin e tij

Tashmë kanë dalë në dritë disa regjistrime ku lojtari i ri i MLS flet për një bashkëlojtar të tij në skuadër.

Bëhet fjalë për Ferran Torres, i cili u nënshkrua për 55 milionë euro nga Manchester City dhe Riqui Puig nuk hezitoi të shprehë mendimin e tij.

“Guardiola as nuk e donte atë, ai luajti 12 ndeshje vitin e kaluar”, dëgjohet duke thënë Puig në audion e publikuar në podcastin Dongcast.

Puig flet edhe për ofertat që ka pasur gjatë gjithë karrierës së tij dhe pse i ka refuzuar ato.

“Jam shumë mirë këtu në Barcelonë. Le të shohim, ata të paguajnë dyfish dhe pastaj je vetëm atje…”, ka thënë ai duke iu referuar ofertave që kishte nga Chelsea dhe Milani.

Në këto incizime dëgjohet edhe Puig duke folur për lamtumirën e lojtarit më të mirë në historinë e klubit katalanas, Lionel Messi.

“Është normale. Ai ka qenë në klub që kur ishte 14 vjeç”, përfundoi ai. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Ndërkombëtare
Girona synon transferimin e yllit të Barcelonës si lojtar i lirë në fund të sezonit

Girona synon transferimin e yllit të Barcelonës si lojtar i lirë në fund të sezonit

La Liga
Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës

Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës

Serie A
Arda Guler dëshmon pse e bleu Real Madridi – shënon gol ndaj Real Sociedadit

Arda Guler dëshmon pse e bleu Real Madridi – shënon gol ndaj Real Sociedadit

La Liga
Mjafton goli i Guler, Real Madridi arkëton tri pikë në udhëtim tek Real Sociedadi

Mjafton goli i Guler, Real Madridi arkëton tri pikë në udhëtim tek Real Sociedadi

La Liga
Kalo në kategori