LAJMI I FUNDIT:

Guardiola e dëshiron Firminon te City

Guardiola e dëshiron Firminon te City

Mesfushori i Liverpoolit, Roberto Firmino, besohet se është në planet e trajnerit të Manchester Cityt, Pep Guardiola.

Sipas gazetarit italian, Emanuele Giulianelli, trajneri spanjoll i ka kërkuar drejtuesve të klubit të tij të interesohen për brazilianin.


Lexo më shumë: Lajmet e fundit nga Transferimet

Ish-ylli i Hoffenheimit, ka shkëlqyer në Ligën Premier me Reds dhe kështu Guardiola beson se Firmino do të kishte sukses edhe në Etihad nën urdhrat e tij.

24-vjeçari është transferuar te Liverpooli për 29 milionë funte, ndërsa për Liverpoolin ka shënuar dhjetë gola. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=VvpNqBBwJdM