LAJMI I FUNDIT:

The Guardian për festivalin Sunny Hill: Kosova që nuk njohim, talentët e muzikës që e bëjnë të famshme hartën e saj

The Guardian për festivalin Sunny Hill: Kosova që nuk njohim, talentët e muzikës që e bëjnë të famshme hartën e saj

“Ylli i hitit ‘New Rules’, Dua Lipa, do të performojë në një event në Prishtinë, të organizuar për të rritur imazhin e vendit. Dhe babai i saj do të jetë pjesë e tij gjithashtu…”, kështu e nis shkrimin prstigjozja britanike The Guardian, e cila i ka dedikuar një artikull të gjatë festivalit “Sunny Hill” dhe emrave ndërkombëtarë që e bëjnë të njohur Kosovën.

Dukagjin Lipa ka dashur gjithmonë që të organizonte një “festival të duhur” për ta vënë atë në hartën kulturore dhe për të provuar se kombi më i ri i Evropës mund të definohen më shumë se konflitkti dhe skandali.


Detyra e tij u bë shumë më e lehtë kur vajza e tij, Dua Lipa, u bë me famë botërore vitin e kaluar duke u renditur e para në tregun ndërkombëtar me hitin “New Rules”. Tani, 22-vjeçarja do të këndojë në një festival në Prishtinë këtë javë, të cilin familja shpreson ta promovojë imazhin e Kosovës jashtë vendit. “Ne duam t’u japim njerëzve një ndjenjë të përkatësisë, të jetesës evropiane dhe idenë se ne jemi pjesë e Evropës”, ka thënë Dukagjin Lipa për Observer. “Kjo është mënyra më e mirë për të promovuar Kosovën si një vend paqësor dhe muzik-dashës që mirëpret të gjithë fqinjët tanë dhe të gjithë vizitorët që duan të argëtohen”.

Këngëtarja Dua Lipa do të jetë në Kosovë më 10 gusht 2018 për festivalin “Sunny Hill” (Foto: Getty Images)

Dua Lipa, e cila me Calvin Harris vazhdon të jetë në vendin e parë në Britaninë e Madhe me këngën e tyre më të fundit “One Kiss”, është më e madhja nga tre fëmijët e Dukagjinit, i cili u largua nga Kosova me gruan e tij më 1992 dhe u vendos në West Hampstead në Londër. Familja fliste anglisht dhe shqip në shtëpi dhe Dua Lipa shpesh ka shprehur krenari për prejardhjen e saj nga Kosova, duke publikuar për 15 milionë ndjekësit e saj të Instagram, fotografi të librave të shkruar nga gjyshi i saj, i cili ishte kreu i Institutit të Historisë së Kosovës..

Kjo nuk është hera e parë që festivali “Sunny Hill” organizohet në Kosovë. Dua Lipa u takua me kryetarin e komunës së Prishtinës dhe me presidentin e Kosovës në koncertin e mbajtur dy vjet më parë. “Të kthehesh në vendlindjen time për të performuar, është një eksperiencë e jashtëzakonshme”, kishte thënë Dua në atë kohë.

Kosova shpalli pavarësinë në vitin 2008, pothuajse një dekadë pas një fushate bombardimi të NATO-s kundër shtetit jugosllav të mbizotëruar nga serbët. Më parë këtë vit, festoi 10 vjet që nga pavarësia, por kombi i ri ende ka sfida të mëdha në rrugën e shtetësisë së plotë: mosnjohja nga shumë vende, përfshirë Kinën, Indinë dhe pesë vendet e BE-së; shkalla e lartë e papunësisë dhe varfërisë dhe pretendimet e vazhdueshme ndaj atyre që janë pranë qeverisë së korrupsionit endemik dhe lidhjeve me krimin e organizuar, shkruan më tej The Guardian.

Logo zyrtare e festivalit “Sunny Hill”, që do të mbahet në datat 10, 11 dhe 12 gusht 2018 në parkun “Gërmia” në Prishtinë (Foto: Sunny Hill/Facebook)

Marrëdhëniet e Kosovës me Serbinë, të cilat ende pretendojnë se territori është i tyri, janë të ashpra. Tensionet janë përsëri të larta këtë fundjavë, që është afati i fundit për Prishtinën për të ofruar një kornizë të re për zonat me shumicë serbe. Me negociata më të vështira për të ardhur me Beogradin në të ardhmen e afërt, familja Lipa shpreson që, për pak kohë, festivali të ndryshojë axhendën e lajmeve rreth Kosovës.

Një festival muzikor në shkallë të gjerë nuk është organizuar deri më tani në Kosovë. Biletat për “Sunny Hill” kanë çmim prej 55 eurosh për të tre ditë, një çmim me standardet evropiane të festivalit dhe të parapara për të qenë të përballueshme për fansat e rinj të muzikës në Kosovë.

Megjithëse Kosova ka një popullsi më pak se dy milionë banorë, ajo ka treguar një terren të pjesshëm për talentet muzikore, të tilla si këngëtaret: Rita Ora që ka famë në mbarë botën, dhe Era Istrefin e cila këndoi së bashku me Will Smith në finalen e Kupës së Botës muajin e kaluar. Dukagjin Lipa u trajnua si dentist, por gjithashtu ishte një këngëtar, pjesë e një grupi me emrin “Oda”, i cili gjithashtu do të performojë në festival, citon The Guardian, transmeton Telegrafi.

Rita Ora dhe Era Istrefi, dy krenaritë tjera të shqiptarëve në botë (Foto: Getty Images)

Memli Krasniqi, ish-ministri i kulturës në Kosovës, tha: “Në vitet 1990 dhe në fillim të viteve 2000 ishte e vështirë për këdo që të dilte. Rita Ora dhe Dua Lipa e bënë atë në Britani të Madhe, por na bënë krenar që po ndihmojnë ta fusin Kosovën në hartë .

Me suksesin muzikor të dyshes, si dhe me dhunti të futbollistëve me origjinë kosovare si Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri gjatë Kupës së Botës, perceptimi ndërkombëtar i vendit po fillon të ndryshojë.

Imazhi i Kosovës u rrit edhe me performancën e jashtëzakonshme të futbollistëve Xhaka e Shaqiri në Kampionatin Botëror 2018 (Foto: Getty Images)

“Kur u bëmë të pavarur në vitin 2008, u bë një thirrje për t’u treguar njerëzve se ky është një vend i vërtetë që ekziston dhe jo vetëm imazhet që keni në një vend të shkatërruar nga lufta”, tha Kreshnik Hoxha, i cili ka lindur në Kosovë më 1987 por u zhvendos në Britani për të bërë nivelet e tij A, shkallën dhe PhD, dhe aktualisht punon në hulumtimet farmaceutike në Oxford. “Unë mendoj se, tani, imazhi po ndryshon ngadalë. Është shumë inkurajuese kur sheh Rita Orën ose Dua Lipën që janë shumë mirë të integruar në Britani të Madhe, por përqafojnë të dy kombësitë “.

Dukagjin Lipa u pajtua se, ngadalë, imazhi i Kosovës në Britani po ndryshon për mirë, duke kaluar disa përsëritje që kur ai u shpërngul në vitin 1992: “Kur erdhën për herë të parë në Londër ju thonim njerëzve se kemi qenë nga Kosova dhe askush nuk e dinte se ku ishte. Pastaj, më vonë, gjithkush do të thoshte: “Oh, më vjen keq”. Ishte mirë që njerëzit kishin ndjeshmëri, por nuk dua të mbaj mend. Pastaj, me të gjitha trazirat që kishim, disa pjesë të sektorit problematik të shoqërisë sonë u emigruan dhe kur thonim se jemi nga Kosova, njerëzit menduan për tregtarët e drogës apo kriminelët. Ne duam të tregojmë një imazh shumë më ndryshe”, përfundon rrëfimi i këngëtarit Lipa. /Telegrafi/

Emrat pjesëmarrës në festivalit “Sunny Hill 2018” (Foto: Sunny Hill/Facebook)

Në trend Magazina

Më shumë
Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Magazina
Sara Gjordeni tregon se në cilin muaj të shtatzënisë është

Sara Gjordeni tregon se në cilin muaj të shtatzënisë është

Magazina
Është zbuluar e dashura e Jude Bellingham, modelja holandeze tashmë jeton në Madrid

Është zbuluar e dashura e Jude Bellingham, modelja holandeze tashmë jeton në Madrid

Magazina

"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert

Magazina
Dua Lipa merr vëmendje me pallton e saj të gjatë dhe me prerje të çuditshme në rrugët e New Yorkut

Dua Lipa merr vëmendje me pallton e saj të gjatë dhe me prerje të çuditshme në rrugët e New Yorkut

Magazina
Ish i dashuri i Princeshës Beatrice gjendet i vdekur në një dhomë hoteli në Miami

Ish i dashuri i Princeshës Beatrice gjendet i vdekur në një dhomë hoteli në Miami

Magazina
Kalo në kategori