Gruaja e Matt Damon është akuzuar për përdorimin e Ozempic dhe kopjimin e "stilit sfidues" të Jennifer Lopez

Bashkëshortja e aktorit Matt Damon, Luciana Barroso, ka tërhequr vëmendje të madhe në një ngjarje solemne në San Francisko, ku të hënën u shfaq në shoqërinë e yllit hollivudian. Edhe pse Damon (55 vjeç) është një nga fituesit më të njohur të çmimit Oscar, atë mbrëmje shumë sy u përqendruan te bashkëshortja e tij, 49-vjeçarja Barroso.
Për këtë rast, Luciana kishte zgjedhur një fustan të ngushtë të zi, me rripa të hollë dhe dekolte të theksuar, duke vënë në pah linjat e saj elegante.
Pamja e saj u kthye shpejt në temë diskutimi në rrjetet sociale. Disa përdorues në Reddit aluduan se Barroso mund ta ruajë trupin e saj të hollë me ndihmën e një ilaçi të njohur për humbje peshe. “Si mund të jesh kaq e dobët në këto vite? Përgjigjja është Ozempic, zemër!”, shkroi një komentues.

Të tjerë vunë re se zgjedhja e saj e veshjes u kujtoi stilin e Jennifer Lopez, me të cilën Barroso lidhet në mënyrë të tërthortë përmes Ben Affleck – miku i ngushtë i Damonit dhe ish-bashkëshorti i këngëtares. “Gruaja e Matit ia paska ‘vjedhur’ stilin seksi të Jenny from the block”, komentoi dikush.
Ndryshe nga raporti i bujshëm i Affleck dhe Lopez, martesa e Matt Damon dhe Luciana Barroso vazhdon prej gati dy dekadash. Ata u njohën në prill të vitit 2003 në një bar në Miami, ku ajo punonte si kameriere, ndërsa ai ndodhej në qytet për xhirimet e komedisë “Stuck on You”. Çifti u martua në dhjetor të vitit 2005, në një ceremoni private në New York.

Ata kanë tri vajza së bashku, Isabella, Gia dhe Stella, ndërsa Damon ka adoptuar edhe vajzën e Lucianës nga një lidhje e mëparshme, Alexia.
Në eventin në San Francisko u shfaq edhe Ben Affleck, i cili duket se kishte ardhur pa shoqërim dhe gjatë mbrëmjes u pa kryesisht në shoqërinë e Damonit. Mes të ftuarve ishin edhe anëtarë të familjes së aktorit të ndjerë Robin Williams: ish-bashkëshortja e tij Marsha, si dhe djali Zak dhe vajza Zelda.
Damon dhe Affleck kanë bashkëpunuar me Williams në filmin e famshëm “Good Will Hunting” (1997), i cili u solli atyre çmimin Oscar për skenarin më të mirë origjinal. /Telegrafi/































































