Shumë përdorues përballen me problemin që lidhja Bluetooth në veturë ndërpritet gjatë dëgjimit të muzikës ose gjatë telefonatave, duke krijuar bezdi në përdorim.

Sipas ekspertëve të teknologjisë, shkaku më i shpeshtë i këtij problemi nuk është vetë vetura, por kufizimi i aplikacioneve nga sistemi i telefonit për shkak të kursimit të baterisë.


Telefonat modernë shpesh e “ngufasin” (ndalojnë në sfond) funksionimin e Bluetoothit për të kursyer energji, gjë që çon në ndërprerje të lidhjes me sistemin e makinës.

Zgjidhja kryesore

Përdoruesit duhet të hyjnë në caktimet e avancuara të telefonit dhe të lejojnë që Bluetooth të funksionojë pa kufizime në sfond. Kjo zakonisht bëhet duke:

çaktivizuar optimizimin e baterisë për Bluetooth-in

lejuar “punim të pakufizuar në sfond” për shërbimet Bluetooth

siguruar që aplikacionet e lidhjes me makinën (Android Auto / CarPlay) nuk janë të kufizuara

Sipas udhëzimeve, kjo parandalon që sistemi operativ ta ndërpresë lidhjen gjatë përdorimit, duke e bërë komunikimin mes telefonit dhe makinës më stabil dhe të pandërprerë.

Nëse problemi vazhdon, rekomandohet edhe:

pastrimi i cache-it të Bluetooth-it

rifillimi i telefonit

përditësimi i softuerit të telefonit dhe sistemit të makinës

Këto hapa zakonisht e stabilizojnë lidhjen dhe e eliminojnë ndërprerjen e shpeshtë. /Telegrafi/