LAJMI I FUNDIT:

Grinden për ulëse, pasagjeri në Bangladesh humb durimin dhe fillon ta godasë një burrë tjetër – ndërhyn sigurimi për ta qetësuar situatën

Grinden për ulëse, pasagjeri në Bangladesh humb durimin dhe fillon ta godasë një burrë tjetër – ndërhyn sigurimi për ta qetësuar situatën

Ky është momenti kur një burrë gjysmë i zhveshur përleshet me një pasagjer tjetër, brenda një aeroplani në Bangladesh.

Pamjet amatore shfaqin burrin e gjysmë të zhveshur duke tentuar ta godet një pasagjer tjetër, me të cilin paraprakisht ishte grindur lidhur me ulësen në aeroplanin Boeing 777 që menaxhohet nga aviokompania Biman Bangladesh Airlines, transmeton Telegrafi.


Dëgjohet një muzikë në sfond, duke lënë të kuptohet se aeroplani ishte akoma në pistë dhe nuk ishte ngritur në ajër.

E situata tensionohet kur fillon zënka për një ulëse, dhe burri humb durimin dhe fillon ta godasë në fytyrë disa herë një pasagjer tjetër.

Pavarësisht se pasagjerët e tjerë tentonin të ndërhynin për ta qetësuar situatën, ishte e kotë. Efekti u arrit kur para tij u shfaq sigurimi që e kapi për qafe dhe e largoi.

Megjithatë nuk dihet nëse është arrestuar për dhunën e shkaktuar brenda fluturakes, kurse përdoruesit e Twitterit kanë filluar të tallen në llogari të tij.

Disa thoshin se ai thjesht kërkonte që t’i kthehej bluza që e kishte zhveshur. Videoja është bërë virale dhe për pak minuta ka marrë 120 mijë shikime. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Botë
SHBA dërgoi fshehurazi raketa me rreze të gjatë në Ukrainë?

SHBA dërgoi fshehurazi raketa me rreze të gjatë në Ukrainë?

Botë
Presidenti kinez shkon në Beograd te aleati i tij Vuçiq në 25-vjetorin e bombardimit të ambasadës kineze nga NATO

Presidenti kinez shkon në Beograd te aleati i tij Vuçiq në 25-vjetorin e bombardimit të ambasadës kineze nga NATO

Botë
SHBA do të dërgojë ndihma të reja menjëherë, thotë Biden – madje që në orët e ardhshme

SHBA do të dërgojë ndihma të reja menjëherë, thotë Biden – madje që në orët e ardhshme

Botë
Rusia kërkon të prishë Samitin e Paqes, thotë Zelensky

Rusia kërkon të prishë Samitin e Paqes, thotë Zelensky

Botë
Ushtari rus filmon momentin kur sistemi artilerik i Kremlinit hidhet në erë në Ukrainë

Ushtari rus filmon momentin kur sistemi artilerik i Kremlinit hidhet në erë në Ukrainë

Evropa
Kalo në kategori