Sulmuesi i Atletico Madridit, Antoine Griezmann, ka lavdëruar skuadrën e tij për kualifikimin në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Griezmann shënoi dy gola në fitoren 2 – 0 ndaj Barçës në takimin e dytë çerekfinal për ta çuar tutje skuadrën e tij me rezultat të përgjithshëm 3- 2.

“Kjo skuadër ka bërë përpjekje të shumta për të qenë në mesin e katër ekipeve më të mira në Evropë. Kjo është natë speciale për klubin tonë. Jemi shumë të lumtur me mënyrën si luajtëm kundër një ekipi kaq të mirë si Barcelona”, ka thënë francezi. /Telegrafi/