LAJMI I FUNDIT:

“Griezmann i lumtur edhe pse nuk startoi në Kiev” – kështu mendon Koeman

“Griezmann i lumtur edhe pse nuk startoi në Kiev” – kështu mendon Koeman

Ronald Koeman ka thënë se Antoine Griezmann ishte i lumtur edhe pse nuk startoi në fitoren 4-0 të Barcelonës përballë Dinamo Kievit në Ligën e Kampionëve.

Francezi ishte në bankën rezervë deri në minutën e 66-të, kur më pas u inkuadrua në vend të Philippe Coutinhos, duke shënuar më pas një gol në minutat shtesë të takimit.


Sidoqoftë, Koeman thas pas takimit se Griezmann ishte i lumtur dhe nuk kishte ndonjë paqartësi.

Barcelona fiton lehtësisht ndaj Dynamo Kyiv dhe siguron kalimin nga Grupi F
Lexo po ashtu Barcelona fiton lehtësisht ndaj Dynamo Kyiv dhe siguron kalimin nga Grupi F

“Griezmann ishte në bankën rezervë pasi kishte disa probleme fizike dhe nuk dëshironte të rrezikonte më shumë”, ka thënë trajneri holandez pas ndeshjes.

“Ishte e duhur që t’i jepej pak pushim, pas disa stërvitjeve të shumta dhe mjaftë intensive”.

“Kam shikuar se si Griezmann punon. Ai ëhstë një lojtar i lumtur, që gjithmonë jep gjithçka nga vetja për klubin”, ka shtuar më tej Koeman. /Telegrafi/