LAJMI I FUNDIT:

Granit Xhaka thyen heshtjen dhe flet për kritikat: Filluan të flisnin keq, por unë tregoj karakterin tim

Granit Xhaka thyen heshtjen dhe flet për kritikat: Filluan të flisnin keq, por unë tregoj karakterin tim

Granit Xhaka ka përfunduar në qendër të kritikave pas një kartoni të kuq që mori disa ditë më parë në duel me Burnleyn.

Mesfushorin shqiptar e tradhtuan nervat pasi kapi për fyti një kundërshtar dhe mori karton të kuq.


Tifozët, drejtuesit e klubit, por edhe ish-lojtarët filluan ta kritikonin duke thënë se ai ishte një gjest i keq.

Gjithsesi Xhaka u rikthye pas suspendimit dhe shënoi një gol të jashtëzakonshëm ndaj Chelseat në fitoren e skuadrës së tij 3:1.

Xhaka tani thotë se ka qenë i zhgënjyer nga ai karton i kuq, por thotë se ai gjithmonë tregon karakterin e tij.

“Kishte shumë fjalë pas atij kartonit të kuq, shumë njerëz filluan të flisnin përsëri dhe përsëri. Por, unë e tregoj gjithmonë karakterin tim”.

“Unë isha shumë i zhgënjyer për atë karton të kuq dhe e di se bëra një gabim ndaj ekipit tim”.

“Por, jam mëse i lumtur që ndihmova ekipin në kthimin tim. Morëm tre pikë pas kemi lënë disa në ndeshjet e fundit. Punuam si skuadër dhe vetëm kështu mund të marrim pikë”, u shpreh Xhaka. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Policia e Kosovës kërkon bashkëpunim për arrestimin e xhudistit Akil Gjakova

Policia e Kosovës kërkon bashkëpunim për arrestimin e xhudistit Akil Gjakova

Xhudo
Ndoshta penalltia më e keqe e ekzekutuar në histori të futbollit - ylli i Osasunas, fytyra tragjike ndaj Valencias

Ndoshta penalltia më e keqe e ekzekutuar në histori të futbollit - ylli i Osasunas, fytyra tragjike ndaj Valencias

La Liga
Rikthehen fjalët e Jose Mourinhos që i tha për Xabi Alonson pas shpalljes së Leverkusenit kampion

Rikthehen fjalët e Jose Mourinhos që i tha për Xabi Alonson pas shpalljes së Leverkusenit kampion

Bundesliga
Sky Sports

Sky Sports "zbulon" rezultatet e xhiros së ardhshme në Ligën Premier - Liverpooli dhe Arsenali dështojnë sërish

Premier League
Ronaldo largohet papritur nga Arabia Saudite dhe kthehet në Evropë?

Ronaldo largohet papritur nga Arabia Saudite dhe kthehet në Evropë?

Ndërkombëtare
Refuzoi të luante për klubin, Werder Bremen i jep dënim shembullor mesfushorit Naby Keita

Refuzoi të luante për klubin, Werder Bremen i jep dënim shembullor mesfushorit Naby Keita

Bundesliga
Kalo në kategori