LAJMI I FUNDIT:

Graham Potter mund të përfshijë vetëm tre transferime të reja të Chelseat në skuadrën e Ligës së Kampionëve

Graham Potter mund të përfshijë vetëm tre transferime të reja të Chelseat në skuadrën e Ligës së Kampionëve

Trajneri i Chelseat, Graham Potter, përballet me një vendim të madh mbi të cilin duhet me vendos se cilët nga nënshkrimet e janarit do të përfshij në skuadrën e tij në Ligën e Kampionëve përpara ndeshjes së ardhshme të fazës së eliminimit direkt.

Blutë kryesuan Grupin E përpara Milan, RB Salzburg dhe Dinamo Zagreb për të fituar biletën e tyre për në fazën e eliminimit të Ligës së Kampionëve.

Skuadrat e Potter do të udhëtojnë në Westfalenstadion më 15 shkurt për ndeshjen e tyre të parë të 1/16-tës kundër Borussia Dortmundit në Ligën e Kampionëve.


Bashkëpronari dhe kryetari i Chelseat, Todd Boehly hapi kuletën e tij për të vazhduar zbavitjen e shpenzimeve të mëdha të Bluve në afatin kalimtar të janarit.

E sqaron eksperti i financave në futboll: Si po arrin Chelsea të shpenzojë pa i thyer rregullat e Fair Paly-it Financiar
Lexo po ashtu E sqaron eksperti i financave në futboll: Si po arrin Chelsea të shpenzojë pa i thyer rregullat e Fair Paly-it Financiar

Blutë rrëmbyen Mykhailo Mudryk dhe gjithashtu u përforcuan me Joao Felix nga Atletico Madrid.

Chelsea mori Benoit Badiashile nga Monaco, Noni Madueke nga PSV, Malo Gusto nga Lyon, Andrey Santos nga Vasco dhe David Datro Fofana nga Molde.

Shpenzimet e janarit të klubit kulmuan me transferimin e tyre të bujshëm rekord britanik prej 120 milionë euro për fituesin e Kupës së Botës “Katar 2022”, Enzo Fernandez nga Benfica.

Lista e plotë e transferimeve më të shtrenjta në histori të Ligës Premier, Enzo Fernandez thyen rekordin
Lexo po ashtu Lista e plotë e transferimeve më të shtrenjta në histori të Ligës Premier, Enzo Fernandez thyen rekordin

Pavarësisht numrit të madh të nënshkrimeve të reja, Chelsea do të jetë në gjendje të regjistrojë vetëm tre nga lojtarët e tyre të rinj për fazën eliminatore të Ligës së Kampionëve.

Rregullat e UEFA-s kërkojnë që një klub të regjistrojë të gjitha transferimet e tyre të reja në Listën A përpara afatit të caktuar të 2 shkurtit, i cili do të kufizojë listën e skuadrës së Chelseat në 25 lojtarë.

Chelsea paraqiti një listë me 24 lojtarë përpara ndeshjeve të Grupit E në Ligën e Kampionëve, me Potter të mbetur me vetëm një vend të lirë në skuadrën e tij.

Kjo e lë trajnerin e Chelsea, Potter me një dhimbje koke të vërtetë se cili lojtar do të zërë vendin e fundit, me Mudryk, Felix, Fernandez dhe Badiashile të gjithë të kualifikuar.

Chelsea më pas do të detyrohet të largojë lojtarët aktualë që janë në skuadrën e Ligës së Kampionëve përpara se të mund të shtojnë më shumë nga nënshkrimet e tyre të janarit në listë.

Të dy, Mudryk dhe Felix kanë të drejtë të paraqiten për Chelsean në Ligën e Kampionëve, pavarësisht se janë paraqitur për Shakhtar Donetsk dhe Atletico përkatësisht në turne.

Besohet se Potter ka të ngjarë të lërë Fofana dhe Santos jashtë zgjedhjeve të tij në Ligën e Kampionëve, si dhe Madueke. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
La Liga i jep Barcelonës lajmin fantastik për sezonin e ri

La Liga i jep Barcelonës lajmin fantastik për sezonin e ri

La Liga
Flick projekton transferimin e ish-lojtarit të Real Madridit te Barcelona

Flick projekton transferimin e ish-lojtarit të Real Madridit te Barcelona

La Liga
Si do të dukej renditja e ligës spanjolle nëse nuk do të kishte VAR, Real Madridi do të përfitonte më së shumti

Si do të dukej renditja e ligës spanjolle nëse nuk do të kishte VAR, Real Madridi do të përfitonte më së shumti

La Liga
Debakli ndaj Arsenalit konfirmon nevojën e Real Madridit për të nënshkruar - por klube ende po heziton

Debakli ndaj Arsenalit konfirmon nevojën e Real Madridit për të nënshkruar - por klube ende po heziton

La Liga
Barcelona dëshiron të shesë top-favoritin për Topin e Artë në verë, dihet edhe çmimi

Barcelona dëshiron të shesë top-favoritin për Topin e Artë në verë, dihet edhe çmimi

La Liga
Barcelona vazhdon sigurt drejt titullit, mposht Mallorcan

Barcelona vazhdon sigurt drejt titullit, mposht Mallorcan

La Liga
Kalo në kategori