LAJMI I FUNDIT:

Grabitja e armatosur në Suharekë, Prokuroria: Të dyshuarit përdorën telefonin e njëjtë përmes të cilit e thirrën pronarin e veturës

Grabitja e armatosur në Suharekë, Prokuroria: Të dyshuarit përdorën telefonin e njëjtë përmes të cilit e thirrën pronarin e veturës

Grabitja e armatosur që ndodhi të mërkurën më 22 nëntor në Suharekë, la të plagosur një polic dhe një tjetër të lënduar, si pasojë e të shtënave me armë në drejtim të tyre nga personat e dyshuar.

Katër persona të maskuar dhe të armatosur kishin kryer grabitje në argjendarinë “Diakos” në qendër të qytetit.


Lidhur me këtë rast, policia ka arrestuar tre persona deri më tash. Dy u arrestuan të shtunën ndërkaq personi i tretë u arrestua gjatë ditës së djeshme.

E gjykata e Prizrenit ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji ndaj dy të dyshuarve, Albin Beqiri dhe Fatmir Tahiri, të cilët janë arrestuar si të dyshuar për dhënie të ndihmës personave gjatë kryerjes së veprës penale të grabitjes.

Arrestohet i dyshuari i tretë për grabitjen e argjendarisë në Suharekë
Lexo po ashtu Arrestohet i dyshuari i tretë për grabitjen e argjendarisë në Suharekë

Dy ditë pas grabitjes, vetura që ishte përdorur nga grabitësit ishte gjetur e hedhur në një greminë. Në lidhje me rastin janë arrestuar tre persona të dyshuar.

Albin Beqiri dhe Fatmir Tahiri janë arrestuar dje, ndërsa një i dyshuar është arrestuar sot.

E sot në Gjykatën e Prizrenit është mbajtur seanca paraprake ndaj dy të dyshuarve të parë.

Gjykata e ka miratuar kërkesën e Prokurorisë për caktimin e masës së paraburgimit, ku dy të dyshuarit janë dërguar në Burgun e sigurisë së lartë në Dyz të Podujevës.

Ndërkohë, KALLXO.com ka siguruar dosjen e Prokurorisë për dy të pandehurit.

Sipas dosjes, Albin Beqiri kishte blerë 10 numra të telefonisë mobile “Ipko” në Mitrovicë dhe ia kishte dorëzuar Fatmir Tahirit.

Në dosje thuhet se njëri prej këtyre numrave ishte përdorur për të kontaktuar pronarin e veturës nga i cili dyshohet se grabitësit e blenë veturën që u përdor gjatë grabitjes.

Në dosje theksohet se grabitësit nga i njëjti aparat telefonik që e përdorën këtë numër komunikojnë mes vete gjatë dhe menjëherë pas grabitjes.

Si ndodhi e gjithë ngjarja?

Më 22 nëntor 2023 në qytetin e Suharekës katër persona të maskuar e armatosur kryen një grabitje në argjendarinë “Diakos”.

Pamjet që dolën nga ky rast u komentuan si ngjarje filmash. Në videot e publikuara shihen persona me maska në fytyrë me rroba me ngjyrë të zezë e me armë të gjata në duar.

Personat e armatosur në momentin që dëgjuan policinë teksa afrohet te vendi i ngjarjes filluan të organizohen për t’u larguar nga vendi ku kryen krimin.

Grabitja e armatosur në Suharekë – vendosja e pengesave në rrugë, vjedhja e targave dhe arratisja e të dyshuarve
Lexo po ashtu Grabitja e armatosur në Suharekë – vendosja e pengesave në rrugë, vjedhja e targave dhe arratisja e të dyshuarve

Njëri prej tyre, me armë të gjatë në dorë largonte qytetarët që lëviznin në atë zonë, përderisa bashkëpunëtorët e tij bëheshin gati të lëviznin.

Gjuajtje me armë u dëgjuan, e si pasojë i plagosur mbeti edhe një polic, e po ashtu një tjetër u lëndua.Dëmi që është bërë në këtë argjendari vlerësohet të jetë mbi 200 mijë euro.

Vetëm dy ditë pasi që ndodhi ngjarja, Policia e Kosovës arriti të gjejë veturën e cila ishte përdorur në rastin e vjedhjes.Vetura ishte thënë se është gjetur në një humnerë, në fshatin Jezerc.

Më pas, më 25 nëntor 2023, policët arrestuan dy të dyshuarit e parë, përderisa lajmi për arrestimin e të dyshuarit të tretë u bë i ditur sot. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
Takimi i Kurtit me Baerbock, Ministria e Jashtme Gjermane: U diskutua se si t’i hapet rruga anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës

Takimi i Kurtit me Baerbock, Ministria e Jashtme Gjermane: U diskutua se si t’i hapet rruga anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Lajme
Kalo në kategori