LAJMI I FUNDIT:

Gordon te Chelsea: Lampard nuk është i gatshëm ta ndihmojë ish-skuadrën e tij

Gordon te Chelsea: Lampard nuk është i gatshëm ta ndihmojë ish-skuadrën e tij

Frank Lampard e ka bërë të qartë se nuk do t’i pëlqente të humbiste yllin e tij të ri, Anthony Gordon te ish-klubi, Chelsea.

Dhe ai pranoi se kishte njëfarë ironie në klub ku ai promovoi aq fuqishëm idenë e shtyrjes së talenteve të dalë nga akademia.

Por, trajneri i Evertonit është mjaft realist për të ditur se paratë flasin në futboll, dhe me klubin londinez në dukje në gjendje të shpenzojë pa kufizime dhe Gordon padyshim që zotëron një ambicie të justifikueshme, atëherë ai nuk mund t’i ofrojë asnjë garanci 21-vjeçarit me qëndrimin në klub.

Chelsea seriozisht e interesuar në Maguiren
Lexo po ashtu Chelsea seriozisht e interesuar në Maguiren

“Ju nuk mund të më kërkoni të siguroj asgjë – do të ishte naive nga unë të siguroja ndonjë gjë”, deklaroi Lampard. “Shitja e lojtarëve, vjen nga ajo se si sillen lojtarët, thënë kështu. Kur flisni për nivelin e lojtarit që është Anthony dhe vlerën e lojtarit, ne e dimë se për çfarë kërkojnë ata lloj lojtarësh”.

“Është një situatë serioze në nivel futbolli dhe biznesi klubesh, aq e thjeshtë. Nëse mund t’i bashkoni këta të dy dhe të merrni vendimin e duhur… futbolli është më i rëndësishmi për mua, sepse kjo është ajo për të cilën gjykohem. Mirëpo, ne e dimë vlerën e tij dhe se ai do të jetë këtu në fund të afatit – por nuk ka garanci. Nuk dua të futem në hipoteza”, ka shtuar më tej ai.

Everton hodhi poshtë një ofertë prej afro  milionë euro nga Chelsea për lojtarin anglez, i cili mendohet se dëshiron të testojë veten në nivelin më të lartë në Ligën e Kampionëve. Lampard e di këtë eksperiencë, pasi që shkoi në Chelsea si një 22-vjeçar dhe vështirë se mund të fajësojë Gordon për ndjekjen e një rruge të ngjashme, por ai argumentoi se ka një ndryshim thelbësor. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Për tre muaj, 50 baste: Publikohet videoja ku Tonali mezi pret të ndëshkohet me karton të verdhë

Për tre muaj, 50 baste: Publikohet videoja ku Tonali mezi pret të ndëshkohet me karton të verdhë

Premier League
Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Përfaqësuesja e Kosovës
Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Ligue 1
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Premier League
Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Ligue 1
Kalo në kategori