LAJMI I FUNDIT:

Google thuhet se ua dha disa të dhëna të përdoruesve, autoriteteve të Hong Kongut në vitin 2020

Google thuhet se ua dha disa të dhëna të përdoruesve, autoriteteve të Hong Kongut në vitin 2020

Google i dha disa të dhëna përdoruesve qeverisë së Hong Kongut vitin e kaluar, pavarësisht se premtoi se nuk do të përpunonte kërkesa të tilla të dhënash nga autoritetet, sipas Hong Kong Free Press, shkruan The Verge.

Kompania i tha mediave se “prodhoi disa të dhëna” në përgjigje të tre nga 43 kërkesave që mori nga qeveria e Hong Kongut, përcjell Telegrafi.


Dy nga kërkesat kishin të bënin me hetimet mbi trafikimin e qenieve njerëzore dhe përfshinin urdhër kërkimi, dhe e treta ishte një zbulim urgjent si pjesë e një kërcënimi të besueshëm për jetën e dikujt, raportoi HKFP.

Sidoqoftë, kompania i tha HKFP se asnjë nga tre përgjigjet nuk përfshiu të dhënat e përmbajtjes së përdoruesve.

Gushtin e kaluar, Google tha se do të ndalonte përgjigjen ndaj kërkesave të të dhënave nga qeveria e Hong Kongut, nëse kërkesat nuk ishin bërë në bashkëpunim me Departamentin Amerikan të Drejtësisë.

Lëvizja ishte në përgjigje të një ligji të ri të Hong Kongut për sigurinë kombëtare të vendosur nga Kina, i cili përfshinte një dënim të mundshëm me burgim të përjetshëm për njerëzit e shpallur fajtorë për “përmbysje të pushtetit”.

Kina ka përdorur akuza për “përmbysje të pushtetit” për të ndaluar protestuesit politikë dhe disidentët në kontinentin kinez.

Facebook dhe Twitter gjithashtu ndaluan përpunimin e kërkesave për të dhëna nga qeveria e Hong Kongut në përgjigje të ligjit të sigurisë.

The Verge shkruan se Google nuk i është përgjigjur menjëherë një kërkese për koment të shtunën. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Senati amerikan miraton projektligjin që ndalon TikTokun në SHBA, Biden i gatshëm ta nënshkruaj sapo t’i arrijë në tavolinë

Senati amerikan miraton projektligjin që ndalon TikTokun në SHBA, Biden i gatshëm ta nënshkruaj sapo t’i arrijë në tavolinë

Teknologji
Zhvillohet gara e parë midis një aeroplani luftarak me pilot njerëzor dhe një tjetri të kontrolluar nga Al

Zhvillohet gara e parë midis një aeroplani luftarak me pilot njerëzor dhe një tjetri të kontrolluar nga Al

Teknologji
Si robotët po marrin përsipër punën e magazinës

Si robotët po marrin përsipër punën e magazinës

Teknologji
Roboti u pyet

Roboti u pyet "a mund ta ndërton vetveten", me përgjigjen i habiti të gjithë

Teknologji
Pas dhjetë orë pune, Robotin se mbajnë këmbët - rrëzohet në Chicago

Pas dhjetë orë pune, Robotin se mbajnë këmbët - rrëzohet në Chicago

Teknologji
Sharp padit Au Optronics

Sharp padit Au Optronics

Teknologji
Kalo në kategori