LAJMI I FUNDIT:

Golden State Warriors, Cavs e Spurs pësojnë humbje befasuese (Video)

Golden State Warriors, Cavs e Spurs pësojnë humbje befasuese (Video)

Edhe një mbrëmje tjetër me befasi ka kaluar në ligën më të fortë të basketbollit në botë NBA.

Skuadrat e vogla kanë befasuar ato të mëdha duke i shkaktuar humbjet e radhës.


Kampioni në fuqi i NBA-së, Golden State Warriors i ka dëshpëruar tifozët e tyre pasi në shtëpi janë mposhtur nga Detroit Pistons me tetë pikë diferencë 107:115.

Aaron Bradley ishte më efikasi tek mysafirët me 23 pikë të shënuara por që u ndihmua edhe nga Jackson që shënoi 22 pikë dhe Harris me 16 të tjera.

Klay Thompson shënoi 29 pikë për vendasit ndërsa paraqitje të mirë kishin edhe Kevin Durant me 28 pikë e Steph Curry me 27 të tjera por të pamjaftueshme për fitore.

Kjo ishte fitorja e pestë pas shtatë ndeshjeve për Pistons, ndërsa për kampionin në fuqi humbja e tretë.

Humbje para adhuruesve të vet ka pësuar edhe nënkampioni Cleveland Cavaliers ku u mposhtë nga New York Knicks.

Knicks befasuan Cavaliersat në shtëpi duke i mposhtur ne rezultat tê thellë 114:95.

Timothy Haradaway kishte paraqitje të jashtëzakonshme me 34 pikë katër kërcime e tetë asistime i ndihmuar edhe nga qendra fantastike Kristaps Porzingis që shtoi 32 pikë e 12 kërcime.

Kevin Love me 22 pikê e LeBron James me 16 të tjera ishin më efikasit tek Cavs.

Vlenë të ceket se në këtë ndeshje për Cavs u rikthye nga lëndimi edhe Derrick Rose.

Ashtu si dy pretendentët për titull humbje ka pësuar edhe San Antonio Spura nga Indiana Pacers me rezultat të ngushtë 97:94.

Spurs kishin epërsinë deri në sekondat e fundit të ndeshjes por e humbën atë nga një tre pikësh i Victor Oladipos.

Pikërisht Oladipo me 23 pikë ishte më efikasi për vendasit i ndihmuar edhe nga Sabonis që shtoi 22 të tjera.

Tek Spurs Lamarcus Aldridge shënoi 26 pikë por të pamjaftueshme për fitore. /Telegrafi/

Rezultatet:

Indiana Pacers – San Antonio Spurs 97:94
Cleveland Cavaliers – New York Knicks 95:114
Golden State Warriors – Detroit Pistons 107:115
Atlanta Hawks – Milwauke Bucks 106:117
Washington Wizards – Sacramento Kings 110:83
Orlando Magic – Charlotte Bobcats 113:120
Dennver Nuggets – Brooklyn Nets 124:111

Në trend Sport

Më shumë
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri

John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri

Premier League
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre

Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre

Premier League
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
Arsenali mendon ofertat për Guimaraes dhe Luiz – kjo pasi alternativa kryesore e tyre pëlqen Barcelonën dhe Bayern Munichun

Arsenali mendon ofertat për Guimaraes dhe Luiz – kjo pasi alternativa kryesore e tyre pëlqen Barcelonën dhe Bayern Munichun

Premier League
Driblim që ta kujton

Driblim që ta kujton "Fenomenin" - Mbappe turpëroi lojtarin kundërshtar

Ligue 1
“Nuk ishte gabim i Araujos, ishte meritë e imja” – Barcola kthehet të flas për momentin vendimtar në ndeshjen Barcelona-PSG

“Nuk ishte gabim i Araujos, ishte meritë e imja” – Barcola kthehet të flas për momentin vendimtar në ndeshjen Barcelona-PSG

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori