LAJMI I FUNDIT:

Golden State poshtëron Cleveland Cavaliers (Video)

Golden State poshtëron Cleveland Cavaliers (Video)

Mbrëmë janë zhvilluar katër ndeshje në ligën më të fortë të basketbollit në botë.

Padyshim që vëmendjen më të madhe të mbrëmjes e ka marrë ballafaqimi mes kampionit dhe nënkampionit të NBA-s.


Golden State Warriors ka dominuar prej minutës së parë e deri në sekondën e fundit të takimit në saje të treshes fantastike Klay Thompson, Kevin Durant dhe Stephen Curry, transmeton Telegrafi.

Këta të tre shënuan gjysmën e pikëve në fitoren e thellë të Goldenit ndaj Cleveland Cavaliers me rezultat 126:96.

Klay Thompson ishte më i miri me 26 pikë, i përcjell prej Kevin Durant me 21 derisa Stephen Curry shtoi 20. Draymond Green regjistroi ‘triple-double’ në saje të 11 pikëve, 13 kërcimeve dhe 11 asistimeve.

Te Cavs, më të mirët ishin Kyrie Irving dhe LeBron James, të cilët shënuan 17, përkatësisht 20 pikë, derisa Ian Shumpert realizoi 15 pikë.

Pas kësaj, Golden State ka bilanc prej 36 fitoresh dhe gjashtë humbjesh ndërsa për Cavaliers kjo ishte humbja e 11 kundrejt 29 fitoreve.

Rezultatet tjera:

Boston 108:98 Charlotte

Phoenix 101:106 Utah

L.A.Clippers 120:98 Oklahoma

https://www.youtube.com/watch?v=SNWhupMgffM