LAJMI I FUNDIT:

Golden State me dy pikë diferencë triumfon kundër Houstonit

Golden State me dy pikë diferencë triumfon kundër Houstonit

Mbrëmë janë zhvilluar gjashtë ndeshje në ligën më të fortë të basketbollit në botë.

Golden State Warriors ka triumfuar edhe në një ballafaqim në rrugëtimin për të siguruar një biletë për në fazën e “play-off” të NBA-së.


“Luftëtarët” kanë triumfuar si mysafirë në palestrën Toyota Center kundër Houston Rockets me dy diferencë 106:104.

Periudha e parë dhe e tretë ishin përcaktuese duket se për fituesin pasi që teksasianët deri në fund të ndeshjes arritën të zbusin epërsinë e kampionëve në fuqi.

Basketbollisti më efikas te Warriros ishte Klay Thompson me 30 pikë gjersa tre më pak i shtoi DeMarcus Cousins. Stephhen Curry shtoi 24 pikë e pati pesë asistime e katër kërcime.

Të gjitha lajmet rreth NBA
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet rreth NBA

Te vendasit më i miri ishte i zakonshmi James Harden, i cili regjistroi ‘double-double’ në saje të 29 pikëve dhe dhjetë asistimeve. Edhe veterani Chris Paul pati paraqitje të mirë, ku realizoi 24 pikë.

Pas kësaj, Golden State vazhdon të mbetet lider i Konferencës Perëndimore gjersa Houstoni zë pozitën e katërt. /Telegrafi/

Rezultatet tjera:

Oklahoma 108:96 Brooklyn

Washington 100:90 Orlando

Atlanta 132:111 Memphis

Miami 108:74 Detroit

Phoenix 97:114 Utah

Në trend Sport

Më shumë
Çfarë duhet të ndodhë tani që Liga Premier të marrë një vend shtesë në Ligën e Kampionëve

Çfarë duhet të ndodhë tani që Liga Premier të marrë një vend shtesë në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Ancelotti është vetëm disa javë larg kalimit të Zidanes, pas tij sfida e përballjes me legjendën Miguel Munoz

Ancelotti është vetëm disa javë larg kalimit të Zidanes, pas tij sfida e përballjes me legjendën Miguel Munoz

La Liga
“Jam tifozi i tij më i madh” – Rakitic emëron ikonën e Barçës si lojtarin e tij të preferuar, nuk është Messi

“Jam tifozi i tij më i madh” – Rakitic emëron ikonën e Barçës si lojtarin e tij të preferuar, nuk është Messi

La Liga
Barcelona kontakton Bayern Munichun për yllin e skuadrës

Barcelona kontakton Bayern Munichun për yllin e skuadrës

La Liga
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
Kalo në kategori