LAJMI I FUNDIT:

Golden Eagle Ylli ka triumfuar përballë Sigal Prishtinës

Golden Eagle Ylli ka triumfuar përballë Sigal Prishtinës
(Foto: basketbolli.com)

Golden Eagle Ylli ka shënuar fitore bindëse ndaj Sigal Prishtinës 95-69 (30:11, 25:19, 23:17, 17:22), në kuadër të javës së katërt të Art Motion Superligën e Kosovës në basketboll.

Vendasit ishin të vendosur për fitore, duke e nisur për mrekulli ndeshjen, ku ishin në epërsi nga fillimi deri në fund, kurse prishtinasit kishin disa mungesa.


Në çerekun e parë ishin në epërsi 25:6, derisa këtë pjesë e përfunduan në të mirë të tyre 30:11. Therandasit vazhduan me lojë të mirë edhe në periudhën e dytë, duke mos u ndalur për asnjë moment, kurse epërsia sa vinte e shtohej, ndërsa pjesa e parë përfundon 55-30.

Ylli nuk u ndal as në pjesën e dytë, përkatësisht periudhën e tretë, ku arriti epërsinë më të lartë 76:39, duke e bërë të qartë se kush do të fitonte në këtë përballje, kurse rezultati në semafor pas 30 minutash ishte 78:47. 10 minutat e fundit u zhvilluan vetëm formalisht, duke u dhënë hapësirë edhe lojtarëve të rinj, ndërsa Ylli triumfoi në fund me shifra 95-69.

Te Golden Eagle Ylli u dalluan Mikaile Tmusiq me 30 pikë e shtatë kërcime, Gëzim Morina me 19 pikë e nëntë kërcime dhe Brandon Radolph me 14 pikë, shtatë kërcime e nëntë asistime, kurse te Sigal Prishtina u dalluan Muhamedali Janjeva me 23 pikë e nëntë kërcime dhe Meriton Ismaili me 21 pikë e pesë kërcime.

Golden Eagle Ylli ka një fitore dhe tri humbje, kurse Sigal Prishtina dy fitore dhe dy humbje.

Në trend Sport

Më shumë
Nga rrahja e kryetarit e ‘Intelektualëve’ deri tek dërgimi i Valon Zymberit dhe dy personave tjerë në mbajtje – e gjithë situata

Nga rrahja e kryetarit e ‘Intelektualëve’ deri tek dërgimi i Valon Zymberit dhe dy personave tjerë në mbajtje – e gjithë situata

Superliga

"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort

Boks
“Bayern Munich duhet të blejë lojtarë që i përshtaten Zidanet”, legjenda franceze paralajmëron Bavarezët

“Bayern Munich duhet të blejë lojtarë që i përshtaten Zidanet”, legjenda franceze paralajmëron Bavarezët

Bundesliga
Xavi konfirmon qëndrimin te Barcelona, zbulon arsyen pse ndryshoi mendje

Xavi konfirmon qëndrimin te Barcelona, zbulon arsyen pse ndryshoi mendje

La Liga
Ancelotti konfirmon rikthimin e Courtois, flet edhe për lëndimet e Bellinghamit dhe Rodrygos

Ancelotti konfirmon rikthimin e Courtois, flet edhe për lëndimet e Bellinghamit dhe Rodrygos

La Liga
Distria Krasniqi i siguron medaljen Kosovës, kalon në finale të Kampionatit Evropian

Distria Krasniqi i siguron medaljen Kosovës, kalon në finale të Kampionatit Evropian

Xhudo
Kalo në kategori