LAJMI I FUNDIT:

Golden Eagle Ylli, bindës në fitoren ndaj Trepçës

Golden Eagle Ylli, bindës në fitoren ndaj Trepçës

Me rezultat 92-73, Golden Eagle Ylli ka fituar përballë Trepçës në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 24 në Superligën e Kosovës në basketboll.

Në takimin e zhvilluar në palestrën “13 Qershori”, Minatorët e nisën më mirë takimin duke e fituar bindshëm çerekun e parë (19:31).


Mirëpo, në dhjetëminutëshin e dytë, nikoqirët bënë një rikthim sensacional duke i shënuar 15 pikë më shumë se kundërshtari (22:7) dhe shkuan në pushim me avantazh.

Ylli vazhdoi të luante më mirë edhe në çerekun e tretë (27:16) duke e ngritur akoma më shumë epërsinë.

Vendasit e fituan edhe pjesëlojën e fundit dhe e fituan takimin me 19 pikë avantazh.

Golden Eagle Ylli pozicionohet në vend të tretë në renditjen e përgjithshme me 38 pikë, nga 14 fitore dhe 10 humbje.

Nga ana tjetër, Trepça është në vend të pestë në tabelë, me 35 pikë, nga 11 fitore dhe 13 humbje. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Emiliano Martinez shmang përjashtimin gjatë gjuajtjes së penalltive falë një rregulli pak të njohur – ai ngacmoi tifozët e Lille

Emiliano Martinez shmang përjashtimin gjatë gjuajtjes së penalltive falë një rregulli pak të njohur – ai ngacmoi tifozët e Lille

Ligat tjera
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

Liga e Kampionëve
Ai është më i rëndësishëm se sa mendojnë tifozët e futbollit  - djali i Ancelotti kyç në dhomën e Real Madridit

Ai është më i rëndësishëm se sa mendojnë tifozët e futbollit - djali i Ancelotti kyç në dhomën e Real Madridit

Liga e Kampionëve
Gundogan i pamëshirshëm për shokun e skuadrës, e lë fajtor për eliminimin e Barcelonës

Gundogan i pamëshirshëm për shokun e skuadrës, e lë fajtor për eliminimin e Barcelonës

La Liga
Pep Guardiola shpjegoi se pse ai nxori nga loja në kohën shtesë dy gjuajtësit më të mirë të penalltive

Pep Guardiola shpjegoi se pse ai nxori nga loja në kohën shtesë dy gjuajtësit më të mirë të penalltive

Liga e Kampionëve
Ka pesë vite pjesë e klubit, çmimi qesharak i shitjes që Reali i ka vendosur yllit të skuadrës

Ka pesë vite pjesë e klubit, çmimi qesharak i shitjes që Reali i ka vendosur yllit të skuadrës

La Liga
Kalo në kategori