LAJMI I FUNDIT:

Gold AG me Bekim Jasharin bën homazhe te Kompleksi Memorial në Prekaz për nder të Epopesë së UÇK-së

Gold AG me Bekim Jasharin bën homazhe te Kompleksi Memorial në Prekaz për nder të Epopesë së UÇK-së
Foto: Arian Agushi/Facebook

Në kuadër të Epopesë së UÇK-së, e cila organizohet në datat 5, 6 dhe 7 mars, emra të shumtë po bëjnë nderime në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”, në Prekaz të Skenderajt.

Në ditën e dytë të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që njihet si Dita e Dëshmorëve, sot (e shtunë), janë bërë homazhe si dhe është mbajtur akademi përkujtimore në nderim të të rënëve të familjes Jashari.


Vizitë në kompleksin memorial ka realizuar edhe reperi i njohur shqiptar, Gold AG, i cili pak ditë më parë i kushtoi edhe këngë heroit Hamëz Jashari, të titulluar “Prej kur’ ka le dielli”, në bashkëpunim me Ismet Bexhetin.

Reperi me prejardhje nga Presheva, është shoqëruar nga i pari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, gjatë vizitës së tij në Prekaz.

Ai ka publikuar në rrjetin social Facebook disa fotografi nga vizita e sotme, ku ndër to shihet edhe të ketë bërë imazhe para varreve të të rënëve të familjes Jashari.

Foto: Arian Agushi/Facebook

“I vogël e kuptova, qysh duhet me u dashtë Kosova, Prekaz, 06 mars 2021”, shkroi Gold AG në mbishkrimin e fotografive në Facebook.

Reperi, emri i vërtetë i të cilit është Arian Agushi, është i njohur për diskografinë e tij të mbushur me këngë me motive patriotike, të frymëzuara nga heronjtë e luftës. /Telegrafi/

Foto: Arian Agushi/Facebook

Në trend Magazina

Më shumë
U hodh në gjyq, Olsi Bylyku

U hodh në gjyq, Olsi Bylyku "godet" Top Channel: Ikonat si Arbana, Alban Dudushi iu larguan - gjersa kolegët në TV Klan kanë ndërtuar perandori

Magazina
Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Magazina
E çuditur nga komentet negative, Era Istrefi reagon e revoltuar: Dikush qëllimshëm po mi shkruan

E çuditur nga komentet negative, Era Istrefi reagon e revoltuar: Dikush qëllimshëm po mi shkruan

Magazina

"Nuk kanë pasur kurrë vajzë të bukur nga Kosova", një video e Rita Orës po bën xhiron në internet

Magazina
Dua Lipa shkëlqen me paraqitjen e saj në mbrëmjen gala

Dua Lipa shkëlqen me paraqitjen e saj në mbrëmjen gala "Time 100", e ftuar si një nga 100 njerëzit më me ndikim në botë

Magazina
Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Magazina
Kalo në kategori