LAJMI I FUNDIT:

Golashënuesi më i mirë, Kastriot Rexha: Ishte një rrugëtim i vështirë

Golashënuesi më i mirë, Kastriot Rexha: Ishte një rrugëtim i vështirë
Foto:(Kastriot Rexha/ Feronikeli/Facebook)

Feronikeli është shpallur kampion i sezonit 2018/2019 në Ipko Superligën e Kosovës, duke e mposhtur Prishtinën në xhiron e fundit.

Golashënuesi më i mirë në ligën e Kosovës, Kastriot Rexha, është shprehur tejet i lumtur me titullin e fituar, duke thënë se atë ia dedikojnë presidentit të klubit.


“Me të vërtetë është një kënaqësi e madhe, pasi deri në momentet e fundit nuk arritëm t’i gëzohemi titullit. Dua të falënderoj Prishtinën për garën që ka zhvilluar në mënyrë korrekte dhe fer, treguan se janë një skuadër e madhe”, ka thënë Rexha pas ndeshjes.

Përfundon drama e këtij sezoni, Feronikeli mposht konkurrencën e Prishtinës dhe shpallet kampion i Kosovës
Lexo po ashtu Përfundon drama e këtij sezoni, Feronikeli mposht konkurrencën e Prishtinës dhe shpallet kampion i Kosovës

“Dua t’i falënderoj të gjithë tifozët, presidentin dhe të gjitha ata që na mbështeten deri në fund të sezonit, pasi ishte një rrugëtim i vështirë”.

“Prishtina nuk ka arritur të na rrezikojë seriozisht deri në minutat e fundit. Ndihem i lumtur për titullin e fituar. Dua ta falënderoj presidentin e klubit që na ka mbështetur dhe titullin ia dedikoj pikërisht”, ka shtuar më tej anëtari i Feronikelit. /Telegrafi/