LAJMI I FUNDIT:

Gjysma e amerikanëve të gatshëm të heqin dorë nga 20% e pagës në këmbim të një jete më cilësore

Gjysma e amerikanëve të gatshëm të heqin dorë nga 20% e pagës në këmbim të një jete më cilësore

Sipas një anketimi, pak më shumë se gjysma e fuqisë punëtore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, 51 për qind e tyre janë të gatshëm të marrin deri 20 për qind më pak pagë në këmbim të një jete më cilësore.

“Mendoj se njerëzit kanë vështirësi të gjejnë një ekuilibër mes punës dhe jetës”, thotë psikologia Lynn Bufka nga Shoqata Amerikane e Psikologjisë.


“Në pjesë të caktuara të Shteteve të bashkuara ne kemi një shtytje për të punuar me intensitet të lartë dhe për të qenë të suksesshëm. Kjo gjithnjë e më shumë po kuptohet nga njerëzit se nuk është një zgjedhje e mirë për ne”.

Punonjësit e moshës më të re kanë më shumë prirje të heqin dorë nga një pjesë e pagës në këmbim të një jete më të ekuilibruar, sipas një anketimi.

Gjashtëdhjetë për qind e punonjësve të moshës 27 deri 42 vjeç dhe 56 për qind e atyre të moshës 18 deri 26 vjeç, thonë se do të zgjidhnin një vend pune me një pagë më të vogël në këmbim të një ekuilibër më të mirë mes punës dhe veprimtarive të tjera të jetës.

“Këto rezultate nuk më befasojnë mua”, tha për Zërin e Amerikës përmes email-it Julia Toothcare, eksperte për këshilla të karrierës në faqen e internetit ResumeBuilder.com.

“Brezi i ri ka qenë më i zëshëm rreth nevojës për një ekuilibër mes punës dhe aktiviteteve tjera të jetës. Është me rëndësi të theksohet se kjo nuk nënkupton se ata kanë më pak ambicie. Por, thjesht ata duan më shumë elasticitet dhe nuk janë të gatshëm të rrezikojnë shëndetin e tyre siç kanë bërë brezat e tjerë”.

Sipas anketimit, 45 për qind e amerikanëve të moshës 43 deri 59 dhe 33 për qind e atyre të moshës 60 deri 78 vjeç, do të pranonin të merrnin një pakësim deri 20 për qind të rrogës në këmbim të një ekuilibri më të mirë mes punës dhe angazhimeve të tjera në jetën e tyre.

Ky është një fenomen me të cilin ekspertja Toothacre ka përvojë të gjatë në fushën e saj. Ajo thotë se shumë klientë të saj duan orar më elastik të punës dhe aktiviteteve të tjera.

“Balanca mes punës dhe angazhimeve të tjera në jetë është një e rëndësishme për klientët tanë. Shumica e tyre më kontaktojnë sepse ata nuk janë të kënaqur me karrierën e tyre, ose duan të gjejnë një karrierë që ofron një ekuilibër më të mirë mes punës dhe angazhimeve të tjerë në jetë. Kjo dëshirë për elasticitet në orarin e punës është e nevojshme për shumicën e njerëzve”.

Në anketimin, i cili u krye nga gushti deri në shtator të vitit 2023, morën pjesë 16,086 njerëz nga 16 vende, përfshirë Shtetet e Bashkuara.

Shtatëdhjetë e shtatë për qind e atyre që morën pjesë në anketim thanë se i japin përparësi ekuilibrit në jetë në vend të avancimit në vendin e punës.

“Nëse përqendrohemi vetëm tek puna, ne neglizhojmë atë që kuptohet si aspekti më jetik i ekzistencës së njeriut, vendi në shoqëri dhe fushat e tjera të përgjithshme të jetës”, thotë zonja Bufka. “Këto aspekte të tjera të jetës sjellin vlera dhe gëzim tek një person dhe mungesa e tyre është sfiduese për ne”.

Pastaj kemi anën praktike të balancës mes punës dhe angazhimeve të tjera në jetë dhe vullneti për të zgjedhur kohën e lirë mbi paratë.

“Gjërat duhen bërë për të mbajtur në funksion gjërat në shtëpi, si blerja e ushqimit në dyqan”, thotë zonja Bufka. “Kur ndjehemi se nuk kemi kohë për të bërë këto gjëra pa pengesa, atëherë kemi tension mes detyrimeve në shtëpi dhe atyre në punë”. /VOA/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!

Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!

Viva Fresh Store
Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence

Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence

Grand Residence Prizren
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!

Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!

Telegrafi Jobs
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!

Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!

Auto Mita
Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

American Clinic
Franca është magnet për investitorët e huaj - cilat reforma i bëri për t'i lënë pas Gjermaninë e Britaninë?

Franca është magnet për investitorët e huaj - cilat reforma i bëri për t'i lënë pas Gjermaninë e Britaninë?

Botë
Kalo në kategori