UEFA ka përcaktuar katërshen e gjyqtarëve për ndeshjen e radhës për përfaqësuesen e Kosovës.

Katër gjyqtar nga Çekia do të ndajnë drejtësinë në ndeshjen e së dielës mes Kosovës dhe Turqisë që zhvillohet në ‘Loro Boriçi’ të Shkodrës.


Miroslav Zelinka do të jetë gjyqtar kryesor i ndeshjes ndërsa asistentë të tij janë Ondrej Pelikan dhe Jan Patak.

Ndërsa, gjyqtar i katërt i ndeshjes është Radek Prihoda.

Kosova është ende në kërkim të fitores së parë në fazën e grupeve për kualifikimet e Botërorit ‘Rusi 2018’.

telegrafi sport app