Gjyqtari kërkon falje për kartonin e Balotellit, pritet falja
311:"Nice's Italian forward Mario Balotelli leaves the pitch after receiving a red card for taking off his jersey during the French L1 football match Nice (OGCN) vs Lorient (FCL) on October 2, 2016 at the "Allianz Riviera" stadium in Nice, southeastern France. / AFP PHOTO / VALERY HACHEVALERY HACHE/AFP/Getty Images 16:"AFP/Getty Images
Jo të gjithë e kanë guximin për të pranuar gabimet e tyre, por Olivier Thual e bëri këtë në rastin e një vendimi të diskutueshëm.
Gjyqtari i njohur i futbollit francez që përfundoi nën akuzë pas përjashtimit të Mario Balotelit pas dy kartonëve të verdhë, bëri një hap pas duke pranuar se kishte gabuar në ndëshkimin e dytë që nxori sulmuesin e Nices jashtë lojës.
Sulmuesi që ka rilindur në rivierën franceze ishte heroi dhe fytyra tragjike e Nices në fitoren kundër Lorient. Por ndoshta protestat e opinionit sportiv francez dhe presioni mediave, mobilizuan gurët e duhur për të mbrojtur SuperMarion.