LAJMI I FUNDIT:

Gjykata Themelore shpall aktgjykimin ndaj shtatë personave të akuzuar për terrorizëm

Gjykata Themelore shpall aktgjykimin ndaj shtatë personave të akuzuar për terrorizëm

Gjykata Themelore në Prishtinë –Departamenti për Krime të Rënda sot ka shpallur aktgjykimin ndaj shtatë personave të akuzuar për terrorizëm.

“ E.B ,F.I,V.G, K.B ,E.B, F.B dhe F.D janë personat ndaj të cilëve është shpallur aktgjykimi nga ana e Gjykatës Themelore. I akuzuari E.B i akuzuar për veprën penale Rekrutimi për Terrorizëm nga neni 139 i KPRK-së është shpallur fajtor dheështë dënuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej 4(katër) vite e 6(gjashtë) muaj .


Të akuzuarit F.I dhe V.G të akuzuar për veprën penale Organizimi dhe pjesëmarrja në grupe terroriste nga neni 143 par 2 të KPRK-së, janë shpallur fajtor dhe janë dënuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej 3(tri) vite e 6(gjashtë) muaj për secilin veç e veç .

I akuzuari K.Bi akuzuar për veprat penale Organizimi dhe pjesëmarrja në grupe terroriste nga neni 143 par 2 të KPRK-së dhe Mbajtja në pronësi, kontroll, posedim apo shfrytëzim të paautorizuar të armëve nga neni 374/1 të KPRK-së, është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim me burgim – unik prej 3(tri) vite e 6(gjashtë) muaj.

Të akuzuarit E.B dhe F.B të akuzuar për veprën penale Organizimi dhe pjesëmarrja në grupe terroriste nga neni 143 par 2 të KPRK-së, janë shpallur fajtor dhe janë dënuar me dënim me burgim prej 4(katër) vite e 6(gjashtë) muaj për secilin veç e veç .

I akuzuari F.D i akuzuar për veprën penale Organizimi dhe pjesëmarrja në grupe terroriste nga neni 143 par 2 të KPRK-së, është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim me burgim prej 2 vite e 6 muaj.

Ndaj të pandehurit K.R është refuzuar aktakuza për veprën penale Organizimi dhe pjesëmarrja në grupe terroriste nga neni 143 par 2 të KPRK-së për shkak se prokurori i shtetit është tërhequr nga aktakuza”, thuhet në njoftimin për media.

Palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën së Apelit të Kosovës./Telegrafi/