LAJMI I FUNDIT:

Gjykata e Ferizajt: Dardan Krivaqa ka 10 lëndë, prej tyre vetëm një është e papërfunduar

Gjykata e Ferizajt: Dardan Krivaqa ka 10 lëndë, prej tyre vetëm një është e papërfunduar

Gjykata Themelore në Ferizaj është deklaruar në lidhje me numrin e lëndëve të Dardan Krivaqës, të hapura sipas regjistrit elektronik të lëndëve.

Sipas Gjykatës, Krivaqa i cili është i dyshuari kryesor për vrasjen e 18-vjeçares Marigona Osmani në Ferizaj, sipas regjistrit elektronik të lëndëve ka të evidentuara gjithsej 10 lëndë, prej tyre nëntë të përfunduara, ndërsa vetëm një është i papërfunduar.


Vrasja e 18 vjeçares në Ferizaj, kishte vdekur 24 orë para se të dërgohej në spital dhe kishte thyerje të gjymtyrëve
Lexo po ashtu Vrasja e 18 vjeçares në Ferizaj, kishte vdekur 24 orë para se të dërgohej në spital dhe kishte thyerje të gjymtyrëve

“Gjykata Themelore në Ferizaj, lidhur me deklarimet e publikuara në media se ndaj të dyshuarit kryesor D.K. për vrasjen e 18-vjeçares, janë 136 raste penale, njofton opinionin publik se ndaj të pandehuri D.K. sipas regjistrit elektronik të lëndëve ka të evidentuara gjithsej dhjetë (10) lëndë, prej tyre nëntë (9) të përfunduara, ndërsa vetëm  një (1) është i papërfunduar”, thuhet në komunikatë.

Arrestohet Dardan Krivaqa, i dyshuari për vrasjen e 18-vjeçares në Ferizaj
Lexo po ashtu Arrestohet Dardan Krivaqa, i dyshuari për vrasjen e 18-vjeçares në Ferizaj

Sipas komunikatës për medie, nga verifikimi i regjistrit elektronik të lëndëve SMIL i pandehuri D.K, gjatë vitit 2020 dhe 2021 është gjykuar me vendime të formës së prerë për veprat penale ku janë dhënë edhe detaje.

​Sveçla: Kam kërkuar nga IPK inspektim mbi trajtimin e rasteve të dhunës në familje nga zyrtarët policorë
Lexo po ashtu ​Sveçla: Kam kërkuar nga IPK inspektim mbi trajtimin e rasteve të dhunës në familje nga zyrtarët policorë

Rasti i parë: Më 05.02.2021, është gjykuar për veprën penale lëndim i lehtë trupor nga neni 185 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1, nën paragrafi 1.4 të KPRK-së për të cilën i është shqiptuar dënim burgimi në kohëzgjatje prej 180 ditëve, i cili vendim ka marr formën e prerë më 24.03.2021”, thuhet në komunikatë.

Rasti i dytë: Më 03.11.2020 për veprën penale të kryer në bashkëkryerje vjedhje e rëndë nga neni 253 paragrafi 1 nën paragrafi 1 lidhur me nenin 23 të KPK-së, për të cilën i është shqiptuar dënim burgimi në kohëzgjatje prej dy vjet, i cili dënim nuk do të ekzekutohet në kohën prej dy vjet nëse i pandehuri nuk kryen vepër tjetër penale, i cili vendim ka marr formën e prerë më 15.01.2021”.

Rasti i tretë: Më 04.08.2020 për veprën penale të kryer në bashkëkryerje vjedhje e rëndë në vazhdim nga neni 253 paragrafi 1  nën paragrafi 1 lidhur me nenin 23 dhe 71 të KPK-së, për të cilën i është shqiptuar dënim burgimi në kohëzgjatje prej tetë muaj, i cili vendim ka marr formën e prerë 18.05.2021.

Ndërsa lëndë të përfunduara ndaj të pandehurit D.K, si i mitur, janë të përfunduara nga gjykata si vijon: 

Rasti i katërt: Më 08.10.2014, për shkak të veprës penale të kryer në bashkëkryerje vjedhje e rëndë nga neni 253 paragraf 1 nën paragrafi 1 lidhur me nenin 23 të KPK-së sipas propozimit për shqiptimi e masës edukative, ndaj të njëjtit është pushuar procedura penale për shkak se të miturit D.K. (tani madhor) i është shqiptuar dënim me burgim si madhor nga Gjykata Themelore në Gjilan.

Rasti i pestë: Më 07.06.2010 për shkak të veprës penale detyrimi nga neni 267 paragrafi 1 lidhur me nenin 23 të KPK-së dhe veprës penale kanosje nga neni  161 paragrafi 3 lidhur me paragrafin 2 të KPK-së, për të cilën i është shqiptuar masa edukuese – dërgimi në institucionin edukativo korrektues për të mitur në  kohëzgjatje prej një viti, i cili vendim ka marr formën e prerë më 21.12.2010.

Rasti i gjashtë: Më 14.01.2010 për shkak të veprës penale vjedhje e rëndë nga neni 253 paragrafi 1 të KPK-së, për të cilin masa edukative e dërgimit në institucionin edukativo korrektues sipas vendimit të datë 16.04.2008 i zëvendësohet me urdhërim për punë në dobi të përgjithshme.

Rasti i shtatë: Më 09.06.2008 për shkak të veprës penale vjedhje e rëndë nga neni 253 paragrafi 1 në paragrafi 1 lidhur me nenin  23 të KPK-së për të cilën i është shqiptuar masa edukative, dërgimi në institucionin edukativo korrektues në kohëzgjatje prej dy vjet, i cili vendim ka marr formën e prerë më 24.02.2009.

Rasti i tetë: Më 08.02.2008 për shkak të veprës penale nga neni 253 paragrafi 1 në paragrafi 1 lidhur me nenin  23 të KPK-së, për të cilën i është caktuar masa edukuese – mbikëqyrja e shtuar nga ana e prindit në kohëzgjatje prej dy vjet, i cili vendim ka marr formën e prerë më 09.04.2008.

Rasti i nëntë: Më 28.01.2008 për shkak të veprës penale nga neni 253 paragrafi 1 në paragrafi 1 të KPK-së, për të cilën i është shqiptuar masa e dërgimit në institucionin edukativo korrektues në kohëzgjatje prej dy vjet, i cili vendim ka marr formën e prerë më 18.02.2008.

Rasti i papërfunduar:

Rasti i dhjetë: I pandehuri D.K. në Gjykatën Themelore në Ferizaj, lëndë të papërfunduar ka të evidentuar vetëm një rast dhe atë për shkak të veprës penale të kryer në bashkëkryerje grabitja nga neni 255 paragrafi 3 lidhur me paragrafin 1 dhe nenin 23 të KPK-së, sipas aktakuzës së Prokuroria Themelore në Ferizaj të datë 09.12.2014.

Po ashtu, Gjykata Themelore në Ferizaj ka njoftuar se më 18.02.2015 ka caktuar dhe mbajtur seancën për shqyrtim fillestar, në të cilin të pandehurit janë deklaruar të pafajshëm.

“Gjykata ka caktuar shqyrtimet gjyqësor në këtë çështje penale, në këto data: më 23.09.2015; 09.02.2016; 09.11.2016; 01.07.2019; 15.10.2020, si dhe janë ndërmarr veprime të shumta procedurale”, thuhet në fund të komunikatës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Rusët i futen tregut të pronave në Shqipëri, zyra biznesi në zonat bregdetare

Rusët i futen tregut të pronave në Shqipëri, zyra biznesi në zonat bregdetare

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
​Mbyllja e bastoreve u hapi rrugë lulëzimit të bizneseve në të zezën

​Mbyllja e bastoreve u hapi rrugë lulëzimit të bizneseve në të zezën

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Basha në podkastin e Alice Taylor: Shqipëria në drejtimin e gabuar, qëndron më afër Serbisë se Kosovës

Basha në podkastin e Alice Taylor: Shqipëria në drejtimin e gabuar, qëndron më afër Serbisë se Kosovës

Lajme
Në Gjakovë zbulohet monumenti i Skënderbeut

Në Gjakovë zbulohet monumenti i Skënderbeut

Lajme
Kalo në kategori