LAJMI I FUNDIT:

​Sveçla: Kam kërkuar nga IPK inspektim mbi trajtimin e rasteve të dhunës në familje nga zyrtarët policorë

​Sveçla: Kam kërkuar nga IPK inspektim mbi trajtimin e rasteve të dhunës në familje nga zyrtarët policorë

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka thënë se ka kërkuar nga Inspektorati i Policisë së Kosovës inspektim mbi trajtimin e rasteve të dhunës në familje nga zyrtarët policorë dhe hetimin e personave të përfshirë në vrasjen e Marigona Osmanit.

Ai në konferencë për media ka theksuar se shumica e grave në Kosovë janë vrarë pasi që është ushtruar dhunë sistematike ndaj tyre, e që të njëjtat edhe i kishin raportuar këto raste. Veç tjerash, ka përmendur edhe 136 veprat penale të Dardan Krivaqës, si i dyshuari kryesor për vrasjen e 18-vjeçares në Ferizaj.


“Janë krijuar banda e klane që për përfitime të tyre nuk u ka interesuar cenimi i jetës a pronës së qytetarëve dhe drejtësia për ta nuk ka ndodhur. Kjo ka ndodhur në 20 vjetët e fundit. Porse kjo duhet të marrë fund tash. Sepse njerëz që u kanë duartrokitur veprimeve e mbuluar veprave më nuk do të ketë. Nuk do të lejojmë ndërhyrje dhe bashkëpunime me grupet e personave kriminal dhe asnjë ndikim tjetër, sepse nuk do të ketë më ndërhyrje nga lartë në drejtësi, përveç këmbëngulje në kërkim të saj”, ka thënë Sveçla.

Duke iu referuar rastit të fundit tragjik, ministri i Punëve të Brendshme ka theksuar se kanë marrë disa veprime për hetimin e të kaluarës së dy kriminelëve që morën jetën e 18-vjeçares nga Ferizaj.

“Me urgjencë kam kërkuar krijimin e grupit brenda drejtorisë të përgjithshme të policisë që të hetojnë të kaluarën e kriminelëve të përfshirë në rast, si dhe nga Inspektori i Policisë së Kosovës të fillojë menjëherë inspektim të jashtëzakonshëm mbi trajtimin e dhunës në familje nga zyrtarët policorë të Kosovës. Raportet e dy akterëve do të shpërfaqin angazhimin e institucioneve mbi zvogëlimin apo eliminimin e dhunës në familje apo rasteve të cilat përfundojnë me fatalitet”, tha Sveçla.

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu tha se përmes dominimit të mentalitetit patriarkal, burrat konsiderojnë që kanë të drejtën të ushtrojnë kontroll mbi gruan. Ajo u shpreh e bindur se kjo gjendje do të ndryshojë, duke përmendur disa nga hapat që kanë ndërmarrë.

“Kjo gjendje do të ndryshojë dhe duhet të ndryshojë. Dhe për këtë qeveria do të angazhohet maksimalisht duke filluar me reforma të thella qoftë në arsim, ekonomi, drejtësi, këto tri elemente janë shumë të rëndësishme për ta ndryshuar gjendjen në Kosovë. Do të angazhohemi fuqishëm në këtë drejtim. Si Ministri e Drejtësisë e kemi përgjegjësi koordinimin institucional në raport me rastet e dhunës në familje. Ne tashmë kemi zgjedhur koordinatorin institucional kundër dhunës në familje. Kemi themeluar grupin ndërministror dhe është funksional si asnjëherë më parë”, ka thënë Haxhiu.

Ajo është pyetur për pjesëmarrjen në protestën e djeshme, ku tha se kjo ka qenë për shkak të revoltës ndaj sistemit të drejtësisë. Ajo ka kërkuar dënim maksimal të personave të përfshirë në vrasjen e Marigona Osmanit.

“Arsyeja se pse unë kam dal dje në protestë dhe do të vazhdojë të dal sa herë ka mosfunksionim të sistemit të drejtësisë. Kjo është edhe si shenjë proteste ndaj mungesës apo ndaj mos veprimit të institucioneve të drejtësisë… Siç jeni në dijeni Ministria e Drejtësisë ka nisur një reformë të thellë për sistemin e drejtësisë, siç është vettingu në sistemin e drejtësisë. Ne besojmë që është mekanizmi apo çelësi i vetëm që e kemi në dispozicion për ta bërë sistemin e drejtësisë të pavarur profesional edhe efikas”, tha Haxhiu.

Në këtë konferencë për media, Albulena Haxhiu ka thënë se për të operuar si duhet një strehimore brenda vitit i duhen rreth 60 mijë euro. Për këtë u zotua se janë duke punuar që vitin e ardhshëm të ketë mbështetje të duhur të strehimoreve në vend.

Në trend Lajme

Më shumë
Hovenier: Njohja reciproke është qëndrim i administratës Biden, por s’mendojmë se do të ndodhë tani

Hovenier: Njohja reciproke është qëndrim i administratës Biden, por s’mendojmë se do të ndodhë tani

Lajme
Festuan apo protestuan? Serbët defilojnë me vetura e flamuj në Mitrovicën e Veriut, pas miratimit të rezolutës për gjenocidin në Srebrenicë

Festuan apo protestuan? Serbët defilojnë me vetura e flamuj në Mitrovicën e Veriut, pas miratimit të rezolutës për gjenocidin në Srebrenicë

Lajme
Krasniqi i përgjigjet Haradinajt: Nuk jemi fëmijë me na mashtru Albini

Krasniqi i përgjigjet Haradinajt: Nuk jemi fëmijë me na mashtru Albini

Politikë
Rezoluta për gjenocidin në Srebrenicë,

Rezoluta për gjenocidin në Srebrenicë, "Nënë, ushtarët i vrasin fëmijët me plumba të vegjël, apo jo?" - Osmani kujton fjalët e fëmijës së pafajshëm që pyet nënën e tij

Lajme
Dezinformimi dhe propaganda, SHBA-ja dhe BE-ja në koordinim për Integritetin e Informacionit në Ballkanin Perëndimor

Dezinformimi dhe propaganda, SHBA-ja dhe BE-ja në koordinim për Integritetin e Informacionit në Ballkanin Perëndimor

Lajme
Cili është qëndrimi i ambasadorit të Gjermanisë për shpërndarjen e Kuvendit të Kosovës?

Cili është qëndrimi i ambasadorit të Gjermanisë për shpërndarjen e Kuvendit të Kosovës?

Lajme
Kalo në kategori