LAJMI I FUNDIT:

Arrestohet Dardan Krivaqa, i dyshuari për vrasjen e 18-vjeçares në Ferizaj

Arrestohet Dardan Krivaqa, i dyshuari për vrasjen e 18-vjeçares në Ferizaj

Dardan Krivaqa, i dyshuari për vrasjen e 18-vjeçares në Ferizaj është arrestuar në një fshat në afërsi të Ferizajt.

Kështu ka bërë të ditur Policia e Kosovës, gjatë protestës që po mbahej para stacionit të tyre në Ferizaj.


Pamje: Arrestimi i Dardan Krivaqes, i dyshuar për vrasjen e 18-vjeçares në Ferizaj
Lexo po ashtu Pamje: Arrestimi i Dardan Krivaqes, i dyshuar për vrasjen e 18-vjeçares në Ferizaj

Major Mehmetali Hajdini ka bërë të ditur se Krivaqa është arrestuar në një fshat në Ferizaj, teksa tha se pas pak ai pritet të dërgohet në stacionin policor të Ferizajt.

Momenti kur Dardan Krivaqa, i dyshuar për vrasjen 18-vjeçares në Ferizaj tenton të fshihet nga Policia e Kosovës?
Lexo po ashtu Momenti kur Dardan Krivaqa, i dyshuar për vrasjen 18-vjeçares në Ferizaj tenton të fshihet nga Policia e Kosovës?

“Para 2-3 minuta e kam marrë konfirmimin se rreth 5 minuta para është arrestuar i dyshuari Dardan Krivaqa, në rrethinë të Ferizajt. Njësitet policore janë duke e sjellur të dyshuarin në objektin e Policisë”, tha Hajdini.

Arrestimin e Dardan Krivaqës e konfirmoi edhe Prokuroria Themelore në Ferizaj.

“Prokuroria Themelore në Ferizaj, , njofton opinionin publik se lidhur me rastin e vdekjes së 18 vjeçares në Ferizaj,  sot rreth orës 12 e 05 minuta, është arrestuari edhe personi i dytë i dyshuar (D,) në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit se i njëjti në bashkëkryerje ka kryer veprën penale ‘Vrasje e rëndë’ të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK)”, thuhet në komunikatë.

Ndryshe, një 18 vjeçare është dërguar pa shenja jete në Qendrën Emergjente në Ferizaj pasditen e së dielës.

Viktima ishte dërguar aty nga dy persona, të cilët më pastaj kishin ikur nga vendi i ngjarjes.

Mbrëmjen e së dielës njëri nga të dyshuarit ishte arrestuar, ndërkaq deri sot i kërkuar ishte Dardan Krivaqa i cili u arrestua tashmë.

Po ashtu Policia e Kosovës kanë gjetur edhe vendin e krimit, që sipas policisë është kryer në një objekt banesorë të një rruge në Ferizaj, si dhe kanë identifikuar dy të dyshuarit e kësaj ngjarje.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti për Krime të Rënda, ka konfirmuar se lidhur me rastin e vdekjes së 18 vjeçares në Ferizaj,  me vendim të prokurorit, është ndaluar një person i dyshuar, me inicialet A.S., në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit se i njëjti në bashkëkryerje ka kryer veprën penale  “Vrasje e rëndë” të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

18 vjeçarja në Ferizaj dyshohet se është keqtrajtuar fizikisht, ndalohet për 48 orë një person i dyshuar, tjetri në arrati 
Lexo po ashtu 18 vjeçarja në Ferizaj dyshohet se është keqtrajtuar fizikisht, ndalohet për 48 orë një person i dyshuar, tjetri në arrati 

Ndërsa, i dyshuari tjetër D.K., që gjendet ende në arrati, dyshohet se për motive të ulëta, ka keqtrajtuar fizikisht tani të ndjerën M.O., e cila si pasojë e lëndimeve të marra ka ndërruar jetë dhe vdekjen e saj e kanë konstatuar mjekët në Qendrën Emergjente në Ferizaj, ku me ç’rast i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Vrasje e rëndë” të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka mbajtur një konferencë për media lidhur me rastin e vrasjes së 18 vjeçares në këtë qytet.

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Ferizajt, Shukri Jashari ka deklaruar se është ndaluar njëri i dyshuar për këtë rast, derisa tjetri është në kërkim.

Jashari thotë se ka prova të mjaftueshme për të përfshirët në këtë vrasje, duke shtuar se shumë shpejt do të arrestohet i dyshuari për vrasjen e 18 vjeçares në Ferizaj.

D.K, i cili dyshohet të jetë i përfshirë në vrasjen e vajzës 18 vjeçares në Ferizaj, është emër i njohur për Prokurorinë dhe Policinë e Kosovës.

Ani pse është ngarkuar me një numër të madh rastesh që lidhen me vepra penale, i njëjti i ka të gjitha rastet e mbyllura.

“Personi me inicialet D.K i njohur për Policinë e Kosovës dhe Prokurorinë i cili ka një numër të madh të rasteve mirëpo të gjitha rastet janë të mbyllura, ka qenë i dyshuar dhe akuzuar për raste të natyrave të ndryshme penale. Kurse personi tjetër me iniciale A.S ka një precedent për tentim vrasje por që ende nuk është mbajtur shqyrtimi gjyqësor”, deklaroi Jashari, përcjell Telegrafi.

Prokuroria për vrasjen e 18 vjeçares në Ferizaj: Të dyshuarit kanë pasur precedente tjera penale
Lexo po ashtu Prokuroria për vrasjen e 18 vjeçares në Ferizaj: Të dyshuarit kanë pasur precedente tjera penale

Tutje theksoi se njëri i dyshuar është me banim të përkohshëm në Zvicër.

“Personi me inicialet A.S. jeton në vendbanim të përkohshëm në Zvicër. Dyshohet se ai ka qenë në një veturë me targa zvicerane… Me rëndësi që njëri është arrestuar, dhe personi tjetër me iniciale D.K. shumë shpejt do të arrestohet nga policia”.

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Ferizajt, Shukri Jashari thotë se nuk ka pasur ndonjë ankesë se e ndjera ka qenë duke bashkëjetuar me forcë me të dyshuarin për vrasje.

Ai u shpreh se në banesën e njërit të dyshuar janë sekuestruar pajisje telefonike por që në banesë nuk ka pasur armë.

“Rasti ka ndodhur në banesë dhe më pas viktima është dërguar në spital, ku të dyshuarit kanë ikur menjëherë”, deklaroi Jashari./Telegrafi/