LAJMI I FUNDIT:

Arrestohet njëri nga të dyshuarit për rastin e 18 vjeçares në Ferizaj, policia e cilëson “Vrasje e rëndë”

Arrestohet njëri nga të dyshuarit për rastin e 18 vjeçares në Ferizaj, policia e cilëson “Vrasje e rëndë”

Është arrestuar njërin nga dy personat që dyshohen se kanë dërguar në spitalin e Ferizajt vajzën 18 vjeçare pa shenja jete.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, ka bërë të ditur se kanë grumbulluar informacione në terren, duke siguruar prova materiale, përmes kamerave të sigurisë dhe deklarata për rastin në fjalë.


Po ashtu kanë gjetur edhe vendin e krimit, që sipas policisë është kryer në një objekt banesorë të një rruge në Ferizaj, si dhe kanë identifikuar dy të dyshuarit e kësaj ngjarje.

Pas kësaj, policia thekson se kanë arritur që të arrestojnë njërin të dyshuarin me inicialet A.S ( M/K) i moshës 32.

Prokuroria: Dyshohet se dy persona me veturë me targa të Zvicrës kanë çuar 18-vjeçaren pa shenja jete në spitalin e Ferizajt
Lexo po ashtu Prokuroria: Dyshohet se dy persona me veturë me targa të Zvicrës kanë çuar 18-vjeçaren pa shenja jete në spitalin e Ferizajt

Pasi është intervistuar nga policia, me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, i njëjti është ndaluar për 48 orë, ndërsa në kërkim policor është i dyshuari tjetër me inicialet D.K (M/K) i moshës 29 vjeçar.

Ndërkaq, trupi i pajetë dyshohet të jetë i personit me inicialet M.O (F/K) e moshës 18 vjeçare, e cila është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, për obduksion.

Rasti është cilësuar ‘’Vrasje e rëndë’’ dhe mbetet për procedurë të mëtejmë hetimore./Telegrafi.

Në trend Lajme

Më shumë
Ndalohen dy rusë në Jarinjë

Ndalohen dy rusë në Jarinjë

Kronika e Zezë
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
“E pashë një person të maskuar me armë në dorë” – policia jep detaje nga tentim vrasja ndaj Marko Jablanvoviqit

“E pashë një person të maskuar me armë në dorë” – policia jep detaje nga tentim vrasja ndaj Marko Jablanvoviqit

Kronika e Zezë
Nëna dhe fëmijët u hodhën në lumin Buna, 9-vjeçarja përcillet sot për në banesën e fundit

Nëna dhe fëmijët u hodhën në lumin Buna, 9-vjeçarja përcillet sot për në banesën e fundit

Lajme
Detaje të reja nga ngjarja tragjike në Shkodër

Detaje të reja nga ngjarja tragjike në Shkodër

Lajme
KFOR-i, EULEX-i dhe policia me ushtrim të përbashkët, Ultuas: Tregojmë gatishmërinë për të mbrojtur stabilitetin rajonal

KFOR-i, EULEX-i dhe policia me ushtrim të përbashkët, Ultuas: Tregojmë gatishmërinë për të mbrojtur stabilitetin rajonal

Lajme
Kalo në kategori