LAJMI I FUNDIT:

Shorti: Barcelona-Atletico, PSG-City

Shorti: Barcelona-Atletico, PSG-City

Çiftet e çerekfinales së Ligës së Kampionëve

PSG – Manchester City


Barcelona – Atletico Madrid

Bayer Munich – Benfica

Wolfsburg – Real Madrid

Ndeshjet e para do të luhen më pesë dhe gjashtë prill, ndërsa ndeshjet kthyese më 12 dhe 13 prill.

Barcelona ka fituar pesë nga gjashtë ndeshjet e fundit kundër Atletico Madridit, ndërsa Lionel Messi ka shënuar në pesë ndeshje.

Për PSG-në është mundësia e dytë që të kualifikohet në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, ndërsa për Manchester Cityn hera e parë? Kush do të shkojë më tutje në këtë garë prestigjioze evropiane për klube?

Wolsfurg për herë të parë është kualifikuar në çerekfinale të Ligës së Kampionëve. Gjermanët do të takohen, gjithashtu për herë të parë në karrierë me Real Madridin në këtë garë evropiane.

Kjo është hera e dytë që në këtë fazë të takohen Bayern Munich dhe Benfica. Gjermanët në ndeshjen e parë kishin triumfuar thellësisht me rezultat 5:1.

barca

Ibrahimovic pa titull të Ligës së Kampionëve

Zlatan Ibrahimovic ka fituar trofe kudo që ka qenë … Spanjë, Itali, Holandë dhe Francë, por ende nuk e ka fituar Ligën e Kampionëve.

ibra

Gianluca Zambrotta do të bëj tërheqjen e shortit.

Me kë do të takohet ish-skuadra e tij, Barcelona?

Favoritët sipas bastoreve sportive

  1. Barcelona – 6/4
  2. Bayern Munich – 3/1
  3. Real Madrid – 6/1
  4. PSG – 7/1
  5. Atletico Madrid – 12/1
  6. Manchester City – 16/1
  7. Wolfsburg – 66/1
  8. Benfica – 80/1


Messi: Dua trofe, jo rekorde 

“Nuk duhet të flasim për 38 ndeshjet pa humbje dhe as nuk mendojmë. Ne duam titujt. Ato janë që numërohen. Nëse arrijmë të thyejmë rekorde mirë, por nëse nuk fitojmë trofe atëherë ato nuk janë asgjë”, ka thënë Lionel Messi.

mesi

Finalja do të luhet në Milano

Stadiumi mitik italian San Siro do të pres finalen e Ligës së Kampionëve më 28 maj.

Në këtë stadium janë zhvilluar edhe tri finale të tjera të Ligës së Kampionëve.

Inter – Celtic (1-0), Feyenord – Celtic (2-1) dhe Bayern – Valencia 1-1, (5-4 pas penaltive).

finalja

Top pesë golashënuesit e Ligës së Kanmpionëve

qampionsss

Shorti mund të jetë i sikletshëm për Guardiolan

Pep Guardiola nga viti i ardhshëm do të jetë trajner i Manchester Cityt.

Shorti, sot pikërisht mund ta vendos përballë kësaj skuadre me skuadrën aktuale të spanjollit, Bayern Munichun.

Pep Guardiola

Lojtarët e Benficas luajnë për skuadër

“Lojtarët tonë i dërguan mesazh Evropës, duke iu treguar që luajmë për skuadër dhe kjo është ajo që ne dëshirojmë”, ka thënë mesfushori Andreas Samaris i Benficas.

Aguero: Barcelona dhe Bayern janë më të mira

“Nëse dëshiron të shkosh lartë duhet të përballesh me më të fortit. Të them të drejtën, Barcelona dhe Bayern janë ekipet më të mira. Nëse i evitojmë këto dyja, do të ishte mirë. Por, edhe nëse përballemi dikur do të duhej”, ka thënë Aguero.

Trajneri i Wolfsburgut: Kemi fituar gjashtë nga tetë ndeshje 

“Është e vërtet se kemi ngecur në Bundesligë, por në Ligën e Kampionëve kemi fituar gjashtë nga tetë përballje. Kjo është e mahnitshme për ne. Ne jemi ende në zhvillim, ndoshta edhe jemi ende në fillim të këtij zhvillimi”, ka thënë Klaus Allofs trajneri i Wolfsburgut.

wolfi

Manchester City – Atletico Madrid

Faqja zyrtare e Citizens ka publikuar një fotografi të stadiumit të Atletico Madridit, ‘Vicente Calderon’. Në këtë formë ka aluduar se preferon të takohet me Atleticon në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.


A do ta bëjë këtë Barcelona?
Asnjë ekip nuk e ka fituar rresht dy herë Ligën e Kampionëve

Luis Enrique: Nuk dua të takohem me Barcelonën!

“Fakti që kemi arritur në çerekfinale për nëntë vite me radhë është një statistikë e mirë. Jam i lumtur me çfarëdo kundërshtari që do të na bie në çerekfinale, përveç Barcelonës, por nuk mund të na bie me ta”, ka thënë ditë më parë Luis Enrique.

Reali dhe Barcelona u takuan tetë herë në Ligën e Kampionëve

real

Barcelona dhe Real Madrid mund të ndeshen në çerekfinale të Ligës së Kampionëve nëse kështu përcakton shorti që do të tërhiqet sot nga UEFA.

Një takim i tillë ka ndodhur plot tetë herë në kuadër të garës elitare të klubeve evropiane.

Statistikat flasin se Real Madridi ka fituar tri herë, përkatësisht ka barazuar po aq herë. Kurse Barcelonës i takuan dy takime.

Shorti i Ligës së Kampionëve

Skuadrat që kaluan 1/16 e finales dhe u kualifikuan në çerekfinale do të marrin sot vesh kundërshtarët e tyre rreth orës 12:00.

Ateltico Madrid, Barcelona, Bayern Munich, Benfica, Manchester City, Paris Saint-Germain, Real Madrid dhe Wolfsburg, do ta dinë kënd do ta kenë në rrugën e tyre drejt gjysmëfinales.

Nga ndeshjet e kaluara mund të përfundohet se gjiganti bavarez dhe katalonas konsiderohen si dy skuadrat favorite dhe një ballafaqim i tyre në këtë fazë nuk është i mirëpritur nga asnjëri ekip.