LAJMI I FUNDIT:

Gjimshiti vlerësohet lartë në fitore

Gjimshiti vlerësohet lartë në fitore

Berat Gjimshiti ka debutuar javë më parë me Atalantën në ndeshjen ndaj Napolit.

Por mbrojtësi i Kombëtares së Shqipërisë që nga ajo ndeshje ka luajtur rregullisht nga 90 minuta siç bëri edhe në ndeshjen e fundit.

Atalanta ka arritur një fitore të rëndësishme në ndeshjen e fundit si mysafirë tek Genoa 1:2.


Gjimshiti ishte më i miri në mbrojtjen e zi kaltërve,të cilët e mbyllën kampionatin në pozitën e 13-të me 45 pikë të grumbulluara.

Në fund 23-vjeçari është vlerësuar me notën gjashtë në këtë takim, që ishte nota e tretë më e lartë pas dy golashënuesve D’Alesandro dhe Kurtic. /Telegrafi/