LAJMI I FUNDIT:

Gjiko prapë në telashe për kapjen e peshkaqenit, i publikohet sërish videoja me tërheqje vërejtje nga zhytësi i resortit

Gjiko prapë në telashe për kapjen e peshkaqenit, i publikohet sërish videoja me tërheqje vërejtje nga zhytësi i resortit

Reperi i njohur Gjiko në janar të këtij viti zgjodhi ishujt Maldive për të kaluar disa ditë pushimi me të dashurën e tij, Elita Rudin.

Mirëpo këto pushime iu kthyen paksa në “ters”, kjo pasi në një moment argëtimi, reperi nga Peja kishte incizuar një video ku shfaqej duke luajtur me një peshkaqen të nxjerrë nga uji, krijesë kjo e mbrojtur me ligj në ishujt Maldive, dhe që gjuetia e tij ndalohet rreptësisht.


Foto: Gjiko/Instagram

Pasi kishte përfunduar në listën e të padëshiruarve të resortit, Gjiko u detyrua të fshijë videon nga rrjetet sociale, teksa për t’i shpëtuar edhe procedurave gjyqësore, ai kishte publikuar edhe një video ku kërkoi falje.

Mirëpo, nuk mjaftoi me kaq, kjo pasi marrëveshja me stafin ka qenë që reperi duhej të realizonte edhe një tjetër video, ku reperi duhej të bënte thirrje për vetëdijësimin për të mbrojtur të gjitha speciet e tilla.

Instruktori zhytës profesionist i resrotit ku çifti kishin qëndruar, Shaff Naeem, e ka publikuar sërish në rrjetin e tij social në Facebook videon e reperit me peshkaqen, të cilën ai e kishte fshirë.

Arsyeja e publikimit të kësaj videoje sipas Shaff është tërheqja e vërejtjes ndaj reperit, për t’iu përgjigjur kërkesës së dytë për realizmin e videos, ku duhej kërkuar vetëdijësim për mbrojtjen e këtij peshkaqeni të rrallë.

Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

“Mirë e hoqa këtë video pasi Gjiko kërkoi falje dhe tha se do të më mbështesë për të ndihmuar në krijimin e vetëdijes dhe mbrojtjes së peshkaqenëve. Pasi u hoq video, ai asnjëherë nuk iu përgjigj asnjë mesazhi. John Thet madje i dha atij mundësinë për të marrë pjesë në hapjen e ADEX2018 dhe për të dhënë një bisedë apo një video-mesazh, për të cilën ai kurrë nuk u përgjigj. Mendoj se është koha që ai të dijë se jam serioz për gjërat e tilla. Pra, zonja dhe zotëri këtu është GJIKO duke peshkuar një peshkaqen ‘Blacktip Reef’ dhe duke e hedhur atë në rërë“ ka shkruar Naeem.

Ndërkohë, reperi kosovar ende nuk ka reaguar ndaj këtij postimi. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Magazina
Është zbuluar e dashura e Jude Bellingham, modelja holandeze tashmë jeton në Madrid

Është zbuluar e dashura e Jude Bellingham, modelja holandeze tashmë jeton në Madrid

Magazina
Dua Lipa merr vëmendje me pallton e saj të gjatë dhe me prerje të çuditshme në rrugët e New Yorkut

Dua Lipa merr vëmendje me pallton e saj të gjatë dhe me prerje të çuditshme në rrugët e New Yorkut

Magazina

"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert

Magazina
“Ndihmë, ndihmë”- publikohet videoja konfliktuoze e këngëtares Maya dhe bashkëshortit të saj në banesë, momenti kur mbërrin policia

“Ndihmë, ndihmë”- publikohet videoja konfliktuoze e këngëtares Maya dhe bashkëshortit të saj në banesë, momenti kur mbërrin policia

Magazina
Ish-banori i Big Brother VIP Albania, na prezanton me partneren për herë të parë

Ish-banori i Big Brother VIP Albania, na prezanton me partneren për herë të parë

Magazina
Kalo në kategori